English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Deklaratė pėr Shtyp
 

SU: FMSH dhe shoqatat e Shkodrės denoncojnė abuzimin me Vakėfet e KMSH-sė

 

SHOQATA BAMIRĖSE SHKODĖR,
SHOQATA E INTELEKTUALĖVE ‘KULTURA ISLAME’ – DEGA SHKODĖR,
FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ – DEGA SHKODĖR
&
KLUBI KULTUROR DRITA

Kanė pėrcjellur dhe vazhdojnė tė pėrcjellin me shumė shqetėsim mėnyrėn sesi Komuniteti Musliman i Shqipėrisė, po administron pronat e vakėfit tė cilėt kanė rėndėsi jetike pėr tė gjithė muslimanėt nė Shqipėri.

Me keqardhje, kemi konstatuar njė paaftėsi dhe njė pėrkushtim difiēitar nė punėn qė kanė kryer drejtuesit e zyrės sė vakėfit pranė KMSH-sė, dhe veprimet e rrezikshme nga persona brenda kėtij institucioni, tė cilėt kanė tė drejtėn e vendimmarrjes.

Klane dhe persona tė veēantė kanė bėrė vazhdimisht pėrpjekje pėr tė interpretuar statusin e KMSH-sė dhe krijuar hapėsira qė do t’u krijojnė mundėsi veprimi me pronat e vakėfit, sikur tė ishin prona qė ja ka lėnė dikush atyre si trashėgim.

Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, ata bėjnė presion mbi myftinitė e rretheve qė edhe ato tė tjetėrsojnė pronat e vakėfit nė tė njėjtėn linjė me KMSH, duke rrezatuar kėshtu shumė rrezikshėm njė veprim qė asfikson pėrfundimisht aktivitetin fetar musliman nė Shqipėri.

Aty ku KMSH-ja ėshtė pėrballur me rezistencė pėr ruajtjen e pronave, si nė rastin e muftiut Bashkim Bajraktar qė u shkarkua nga detyra, ka vepruar me grusht tė hekurt. Ky veprim i saj ėshtė pasuar nga njė diskriminim i egėr siē ėshtė rasti me z. Bajraktari i cili ėshtė ‘internuar pėr sė gjalli’ duke u vendosur si hoxhė nė njė mikro xhami jashtė qytetit. Pasi KMSH-ja lau hasapet me rebelin Bajraktari tashmė duket se ėshtė trimėruar dhe filluar tė hedhi nė treg pronat e muslimanėve sikur t’i ketė tė babės. Rasti mė i fundit ėshtė shitja e njė sipėrfaqeje shumė tė madhe trualli ndaj njė biznesmeni me njė ēmim shumė qesharak nė krahasim mė atė tė tregut, duke dėmtuar kėshtu shumė rėndė interesat e muslimanėve nė tė gjithė Shqipėrinė, gjė qė ka prodhuar njė indinjatė tė paparė.

Nė kėtė indinjatė pėrfshihet edhe greva e urisė qė po bėjnė besimtarėt e xhematit tė xhamisė sė Tabakėve nė Tiranė kėto ditė, tė cilėt kanė vendosur te vetėsakrifikohen pėr tė mbrojtur pronat e vakėfit. Ky veprim shkon nė antiteze me ata qė po tkurrin pronat e muslimanėve duke i ēuar shumė shpejt drej zhdukjes, saqė sot ėshtė thuajse e pamundur qė dikush tė dhurojė tokė dhe troje pėr vakėfin e KMSH-sė.

Ne, si shoqata qė po prononcohemi sot, mbėshtesim pa rezerva grevėn e urisė tė vėllezėrve tanė muslimanė tė xhamisė se tabakėve dhe tė xhemateve tė tjera tė xhamive tė Tiranės, tė cilėt me peticionet e tyre, kanė kėrkuar anullimin e kėsaj kontrate tė turpshme qė u sjell aq dėm muslimanėve nė tė gjithė Shqipėrinė. Ajo qė duam tė theksojmė nė deklaratėn tonė, ėshtė se ne kėrkojmė nė mėnyrė tė prerė qė ato klane dhe ata persona qė janė pėrfshirė nė kėto afera tė rrezikshme pėr fatin e pronave tė muslimanėve, tė vihen para pėrgjegjėsisė ligjore dhe fetare, ku pjesėn e luanit nė kėtė pergjegjėsi ta mbajnė ata qė drejtojnė administrimin e pronave tė vakėfit dhe veēanėrisht ata qė vendosin firmėn vendimtare qė i hap rrugė kėtij batakēillėku.

Shoqatat muslimane tė Shkodrės, i kujtojnė sot KMSH-sė se pas kėsaj deklarate, do tė pėrshkallzojmė shumė ashpėr qėndrimin tonė, kundėr atyre qė duke abuzuar me karriken ku janė ulur, po nėpėrkėmbin interesat e muslimanėve duke luajtur si gjithmonė rolin e grevėthyesit kundėr besimtarėve muslimanė nė Shqipėri

Duke pėrfunduar kėtė deklaratė, shoqatat muslimane tė Shkodrės kėrkojne anullimin e kontratės sė shitjes sė truallit pranė bustit tė Azem Hajdarit qė KMSH ka realizuar ditėt e fundit dhe ndėrshkimin e fajtorėve.

 

Shkodėr mė, 5 maj 2007

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org