English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

Shkodėr mė,
19/ 03/ 2006

Su: Deklaratė kundėr vendosjes sė bustit tė Nėnė Terezės nė Shkodėr

Qytetarėt e Shkodrės, pėrmes mediave lokale, morėn informacion se, Kėshilli Bashkiak nė njė mbledhje tė rradhės do tė miratojė vendosjen e shenjtores katolike, Nėnė Tereza, nė hyrje tė qytetit.

Ne jemi nė dijeni dhe jemi dakort me vlerėsimin, qė i ėshtė bėrė kėsaj figure bamirėse nė vendin tonė, duke i dhėnė emrin e saj, shesheve, spitaleve dhe aeroportit tė Tiranės. Gjithashtu, e quajmė tė drejtė vendosjen e bustit tė saj, pranė Universitetit tė Tiranės, me motivin, se ėshtė njė bamirėse e njohur. Por, vendosja e bustit tė kėsaj figure fetare katolike nė qytetin e Shkodrės, ku atmosfera fetare nuk ėshtė shumė e qetė, kujtojmė kryqet e vendosura dhe mė pas tė prerė nė Bushat, qė po ndiqen nga vendosja e kryqeve tė tjerė nė Beltojė, kėmbėnguljen e pandėrprerė, pėr ta kthyer Xhaminė e Kalasė nė kishė, duke i shtuar kėtyre edhe raportet e njėanėshme fetare, nė administratėn e niveleve tė ndryshme nė qytetin tonė, na bėjnė tė mendojmė se nė Shkodėr individė ose grupe individėsh, po pėrpiqen tė zbatojnė njė strategji, e cila cėnon tolerancėn ndėrfetare nė qytetin tonė.

Komuniteti i muslimanėve tė Shkodrės, e ndjen si detyrė parėsore tė kontribuojnė pėr mirėkuptimin dhe tolerancėn ndėrfetare, e cila ka qėnė dhe ėshtė njė vlerė, me tė cilėn qytetarėt shkodranė janė krenuar gjithmonė. Por, planet pėr tė vendosur nė hyrje tė qytetit bustin e njė shenjtoreje katolike janė njė cėnim direkt qė i bėhet kėsaj tolerance duke manifestuar haptaz njė tendencė e cila mund tė sjellė pasoja qė mund t'i ndjejnė nesėr tė gjithė qytetarėt nė qytetin tonė.

Respektimi i Komuniteteve Fetare nga njėri tjetri ka qėnė dhe duhet tė jetė ndėr themelet mė tė rėndėsishmėm mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar bashkėjetesa nė qytetin e Shkodrės. Ne mendojmė se motivi pėr tė vendosur kėtė bust nuk ėshtė i mjaftueshėm sa tė sjellė aprovimin pėr vendosjen e tij. Busti i njė shenjtoreje katolike nė hyrje tė qytetit laik, me komunitete fetare tė pėrziera ėshtė pėrpjekje e hapur pėr ta vėnė nė pozitė shumė tė vėshtirė tolerancėn ndėrfetare tė qytetin e Shkodrės.

Muslimanėt e Qytetit tė Shkodrės njihen pėr respektin qė kanė treguar gjithmonė ndaj komuniteteve tė tjera fetare, respekt tė cilin e kanė kėrkuar dhe e kėrkojnė edhe nga kėto komunitete. Prandaj, pėrpjekjet dhe planet pėt tė vendosur bustin e kėsaj shenjtoreje katolike nė vendet publike i quajmė njė provokacion tė rradhės qė tensionon bashkėjetesėn nė qytetin tonė, veprime qė shkojnė nė interes tė atyre qė pėrpiqen t'i bėjnė fakte tė kryera veprime tė tilla kaq tė rrezikshme. Ne mendojmė se buste tė tilla duhen vendosur nė ambjente fetare sepse vetėm nė ambjente tė tilla atyre u rriten vlerat dhe njėkohėsisht pasurojnė vlerat e vendeve fetare ku ato vendosen.

Ne e ndjejmė pėr detyrė t'i drejtohemi Bashkisė Shkodėr dhe nė veēanti Kryetarit tė Bashkisė, z. Artan Haxhi, Kėshillit Bashkiak dhe Prefektit tė Shkodrės duke u kėrkuar pėr tė rishikuar kėtė projekt i cili ka shqetėsuar dhe irrituar komunitetin musliman tė qytetit. Duke vazhduar kėrkesėn nė kėtė linjė ne u kėrkojmė atyre qė tė japin njė zgjidhje e cila nuk prek tolerancėn ndėrfetare nė qytetin tonė. Po kėshtu i bėjmė thirrje drejtuesve tė komuniteteve fetare nė Shkodėr qė tė angazhohen drejtpėrsėdrejti pėr njė zgjidhje optimale tė kėsaj ēėshtjeje, sepse ato janė pjesė e rėndėsishme e ruajtjes sė kėsaj tolerance.

Nė mėnyrė tė veēantė u bėjmė thirrje antarėve tė Kėshillit Bashkiak qė tė marrin nė konsideratė dhe tė vlerėsojnė shqetėsimin tonė duke e trajtuar me shumė pėrgjegjėsi karakterin delikat tė vendosjes sė kėtij busti nė vende publike.

Ne u kujtojmė atyre se votimi nė Kėshillin Bashkiak i kėsaj nisme ėshtė pėr anatarėt e Kėshillit Bashkiak njė gur prove i rradhės pėr tė treguar seriozitetin, qytetarinė, pėrgjegjshmėrinė dhe ndjenjėn e pėrgjegjėsisė para qytetarėve tė Shkodrės pėr ti dhėnė zgjidhjen e duhur kėsaj ēėshtje dhe duke synuar dhe u fokusuar nė ruajtjen e tolerancės ndėrfetare nė qytetin e Shkodrės, me tė cilėn ky qytet dhe qytetarėt e tij janė krenuar gjithmonė.

SHOQATA BAMIRĖSE ISLAME SHKODĖR
SHOQATA E INTELEKTUALĖVE MUSLIMAN – DEGA SHKODĖR
FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ – DEGA SHKODĖR
NJĖ BASHKĖSI QYTETARE E SHKODRĖS

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org