English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

03.01.2006

Su: Dhunohet Xhamia e Tabakėve nė Tiranė

Nė paraditėn e 1 janarit tė kėtij viti, njė akt i rėndė barbarie preku xhaminė e njohur tė Tabakėve nė kryeqytet. Persona tė panjohur pasi kanė shpėrthyer derėn e xhamisė kanė dhunuar simbolikisht dhe fizikisht mjediset e faljes, duke vendosur aty ndyrėsira dhe duke flakur pėrdhe e dėmtuar kuranet dhe librat e tjerė fetarė tė bibliotekės sė xhamisė. Akti i rėndė i ēshenjtėrimit tė njėrės prej xhamive mė tė njohura tė vendit nuk ėshtė i vetmi nė kėto vitet e fundit, ku edhe mjedise tė tjera islamike janė djegur apo profanuar me parrulla ektremiste. I ndodhur vetėm nė disa pak orė distancė nga sulmi terrorist nė ambasadėn e Republikės sonė nė Beograd, ky akt i rėndė na kujton tė gjithėve tė kaluarėn jo shumė tė largėt kur vegla tė armiqve tė huaj pėrpiqeshin tė nxisnin armiqėsi ndėrfetare nė vend duke hedhur ngordhėsira apo ndytėsira nė xhami e kisha, akte qė u zbuluan shpejt e u diskredituan nga opinioni i pėrgjegjshėm i kohės.

Forumi Musliman i Shqipėrisė e gjen tė pafalshme neglizhencėn e organeve pėrgjegjėse pėr zbardhjen e kėtij akti tė rėndė tė ndodhur nė mės tė ditės, nė mes tė kryeqytetit. Megjithė gadishmėrinė e forcave tė rendit pėr tė qenė prezente nė vendin e krimit pak momente pasi u lajmėruan pėr ngjarjen, specialistėt erdhėn dy ditė me vonesė pėr tė mbledhur shenjat e gishtave nė vendngjarje.

Xhamia e Tabakėve edhe sot e kėsaj dite ruan shenjat e plumbave tė para disa viteve, ku njė bandė e armatosur erdhi dhe terrorizoi dhe grabiti besimtarėt, krim qė edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė zbardhur. Gjithashtu pėr disa kohė me rradhė personeli dhe besimtarėt e xhamisė janė ankuar pėr akte kėrcėnuese dhe provokative tė individėve tė njohur tė zonės tė cilėt prishnin ritualet duke hedhur brenda nė xhami shashka. Klima e pandėshkueshmėrisė dhe indiferencės sė organeve pėrkatėse, e cila nė njė farė mėnyre u riprovua edhe kėtė herė, mundėson dhunime tė mėtejshme nė mjedise tė cilat nisin e konceptohen si shėnjestėr e lehtė nga keqbėrėsit dhe provokatorėt.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, i shqetėsuar jo vetėm pėr profanimin dhe desakrimin e njė institucioni fetar, por edhe pėr peshėn e rėndė emocionale qė mbartin akte tė tilla nė shoqėri, kėrkon pėrgjegjėsi maksimale nga autoritetet, por edhe nga mediat, pėr t’i dhėnė vlerėsimin e duhur akteve tė tilla tė rėnda.

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org