English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Dega Shkoder

Reagim

Shkoder, mė 12.11.2005

“Tek ēdo shqiptar pak po tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij” qė nuk mund ta dime se si mund tė jetė.

Forumi Musliman Shqiptar, dega Shkodėr, deklaron kėtu para mediave indinjatėn e tij madhore ndaj deklarimit presidencial shqiptar, nė Forumin e Oxfordit me temėn : “Toleranca ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar.” Na indinjon pa masė fakti se nė kėtė forum pėr tolerancėn, presidenti konsensual i dy partive tė mėdha politike, por jo i shqiptarėve, shfaqet ashtu siē mund tė jetė njė inkuizitor i papėrsėritshėm pėr problemet fetare. Nė mes tė tjerash ai deklaron pėr tė realizuar qėllimet e caktuara se: “Tek ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė”(Gazeta “Korrieri” 12.11.2005 fq5).

Presidenti ynė konsensual partiak, duke ekspozuar ndjesitė e tij fetaro-politike, nė mėnyrėn mė tė keqe deklaron: “....tek ēdo musliman shqiptar gjen 15 shekuj krishtėrim,... nuk ėshtė e vėrtetė se nė vendin tonė jetojnė shumica me besimin musliman”! Duke vazhduar po aty :” Nė pikėpamje vertikale, diakronike tė gjithė shqiptarėt janė tė krishterė”! Kaq mjafton pėr tė kuptuar se nė Forumin e Oxfordit marrin pjesė gjithfarė politikanėsh dhe presidentėsh me mendėsi inkuizicioniste mesjetare qė me siguri presidenti ynė konsensualo-partiak, falė moshės sė tij tepėr kritike pėr njė deklaratė tė tillė mund tė quhet e pafalshme. Deklarata tė kėsaj natyre ia zbehin vlerat kėtij forumi.

Do tė donim tė ishte ndonjė lapsus i kėshilltarėve presidencialė, por duke parė praninė e presidentit nė cdo aktivitet tė Janullatosit, varianti i lapsusit tė kėshilltarit rrezohet. Ne i themi presidentit konsensual politik, por jo tė shqiptarėve, t’i administrojė mirė hapėsirat ligjore qė tė jep posti dhe tė mos bėhet shkaktar i indinjatave kolektive. Ndoshta presidenti ynė ėshtė ashtu siē deklaron, qė nuk e njeh sasinė numerike dhe shpirtėrore tė muslimanėve, tė cilėt nė festat e tyre fetare mbushin rrugėt dhe sheshet jashtė institucioneve tė kultit. Prandaj edhe indiferenca i kalon kompetencat e tij.

Nė rast se nuk e di, ne i kujtojmė presidentit konsensual se nė Shqipėri jetojnė rreth 2.5 milionė muslimanė, dhe kjo shumė nė njė shtet me 3 milion banorė, duhet t’ia kthjellojė mendjen atij sa pėr tė tėrhequr fjalėt nga pasaktėsitė qė konsiderohen tė shėmtuara.

Forumi Musliman Shqiptar, dega Shkodėr, i konsideron kėto deklara tė pasakta dhe si pasojė edhe tė shėmtuara.

Nuk mund tė jetė e kėshillueshme qė nė fund tė mandatit tė tij pėr arsye nga mė tė ndryshmet tė deklarohen thėnie tė tilla qė e kompromentojnė rolin e presidentit si njė pėrfaqėsues i ndėgjegjes sė popullit.

Forumi Musliman Shqiptar
Dega Shkodėr

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org