English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Dega Kavajė

Leter e Hapur



Presidentit te Republikes se Shqiperise,
Z. Alfred Moisiu
Bir i qytetit te Kavajes

Ligjerata e presidentit te Shqiperise, Z. Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oxfordit, me teme “Toleranca nderfetare ne traditen e popullit shqiptar“, dhe e publikuar ne mediat shqiptare, ka ngjallur indinjate ne Forumin Mysliman, Dega Kavaje, indinjate qe ka prekur ndjeshmerine fetare islame te krejt komunitetit mysliman te qytetit, per te cilen, nepermjet kesaj letre te hapur publike, kerkojme te komunikojme qytetarisht me zotin President te Republikes, si bir i nje familjeje te nderuar qytetare te Kavajes, njekohesisht te sensibilizojme opinionin per nje kuptim te vertete ne njohjen e vlerave dhe te tolerancave fetare ne Shqiperi.

Te nisur nga toleranca qytetare dhe ato fetare, kuptimi qe i japim ndjeshmerise sone buron nga devotshmeria islame e komunikimit dhe per t’i artikulluar te gjitha senset ne kontribute, qe ato me flukse fetare marrin ne kohen tone, per te cilat ne mbajme kete qendrim te prekshem.

Z. President, ligjerata Juaj, me gjithe deshiren per te percjelle ne Universitetin e Oxfordit nje njohje te realiteteve historike nderfetare ne Shqiperi, ka pasaktesira, veēanerisht kur ato nuk njihen ne nivelet e duhura historike e fetare, me vlerat dhe kontributet ne veēantite e tyre. Per me teper, kur besimi Islam nder shqiptare shihet njeanshem, per me keq, si nje fe qe ka qendruar ne stade te minorances.

Meposhte po japim oponencen tone te parashtruar ne disa pika:

Z. President, ne ligjeraten Tuaj nuk thuhet asgje per vlerat e fese Islame ne historine e shqiptareve, se eshte kjo perkatesi e shumices qe i ruajti shqiptaret nga mosasimilimi shovinist sllavo-grek, duke i mbajtur te gjitha ndjesite popullore dhe kombetare te shqiptareve ne koherence.

Ne besimin islam nuk ka koncepte si “Islam i evropianizuar“ apo “Islam i azijizuar“. Feja Islame mbeshtetet ne fondamente qe burojne nga libri i Shenjte i Kur’anit, kurse gjeografia e shtrirjes ka luajtur veēse role dytesore. Perderisa ju nuk permendni asgje nga keto, na le te nenkuptojme se me dashje apo padashje ngulet nje pyke dhe krijohet nje e ēare ne vete tolerancen nderfetare ne Shqiperi, per te cilen ju moret mundimin per te shkuar e per te referuar ne Oxford.

Ne ligjeraten Tuaj nuk pohohet e verteta se besimi Islam eshte ne maxhorance ne Shqiperi, se, per kete shkak, nese mund te flitet per tolerance historike fetare nder shqiptaret, kjo ka ekzistuar sepse toleranca eshte vlere e maxhorances se besimit Islam.

Thoni se ne veshtrimin historik vertikal, te gjithe shqiptaret jane te krishtere, duke pohuar nje te pavertete dhe duke gabuar rende me nenvizimin se gjoja tolerancen nderfetere ne Shqiperi e kane dhene te krishteret. Ne dime dhe theksojme se dy besimet, ai i Krishtere dhe ai Islam jane pasuri e kombit tone dhe duke i trajtuar te tilla ato marrin vlera te bashkekzistences nderfetare, shembull i rralle nder popujt e tjere dhe aureole per kombin shqiptar.

Kurse termi “besim muhamedan“, qe Ju e permendni ne nje rast, nuk eshte i pranueshem, por spekullativ, sepse ai s’njihet ne Islam, s’eshte ne paralele te njejte siē buron nga Krishti Krishterimi. Kjo tregon njohje te ceket ne historine e feve, ose qe ua kane servirur me paramendim te keq.

Ka naivitet ne ligjeraten Tuaj kur thoni se Islamizmi ne Shqiperi ne fundin e mesjetes preku vetem nje pjese te shqiptareve, kur dihet mirefilli se besimi Islam nder shqiptare eshte ne numer me te madh se besimet e tjera.

Na duket si loje fjalesh me shume pikeēuditese ajo qe thoni per te minimizuar besimin Islam se ai ne Shqiperi nuk eshte burimor dhe rezidencial. Atehere, pyesim: A eshte burimor krishterimi ne Shqiperi? (!)

Eshte paradoksale kur theksoni se ne Shqiperi Islami eshte me fytyre evropiane, nje Islam i ceket dhe se tek ēdo shqiptar qenka ne thelb krishterimi. Ne kete logjike ka vend me teper se nje padije te realitetit historik, por nje keqdashje qe mund te aludohet ne sense ekstreme.

Ne ligjeraten Tuaj, Z. President, ka fobi per hir te evropianizimit, qe na ben te nenkuptojme se gjerat ua kane mesuar permendesh, sikur perkatesia Islame e shqiptareve i pengon ata ne intgrimin, duke rene keshtu ne nivelin e asaj politike shqiptare qe s’po mundet ta kaloje klasen fillore.


Z. President ,
qe besimi Islam ne Shqiperi eshte ne themelet e identitetit te kombit Shqiptar, kjo duhej pohuar, ashtu siē e vlen t’Jua kujtojme se babai juaj i nderuar ne kohe te veshtira te jetes dhe te familjes se tij, me dite dhe muaj ka qene i strehuar ne familjen e madhe Islame te Haxhialusheve, ne Kavaje. Pra, i ka njohur mire rrenjet e miresise, te sakrifices dhe te tolerances qe jep besimi ne Islam. Te pakten, kete s’duhet ta kishit harruar, per te bere pergjithesime dhe per te guxuar ne pohimin e te vertetave, kur ligjeronit ne Oxford.

Duke ju ndjere ne bashkqytetarine tone, se indinjimi yne ka kete shtrirje mirekuptimi, dhe se jeni President i Republikes per te mbajtur te gjithe ekuilibrat, lutemi beni te mundur dhe nderhyni qe te mos i ngrihen me bariera te pakapercyeshme Komunitetit Mysliman Shqiptar per legalizimin e lejes per ngritjen e xhamise se Namazgjase ne Tirane, po atje ku ajo ka ekzistuar kohe me pare, - kumt ky qe ne te kuptojme se nuk jemi pa mbeshtetjen Tuaj.

Njekohesisht, qe ligjerata Juaj ne Oxford te korrigjohet sadopak para gjithe Komunitetit Mysliman ne Shqiperi, kerkoni falje publike per te paqenat e ligjerimit dhe per te besuar se jeni President i te gjithe shqiptareve te Republikes se Shqiperise.
 

Me respekt dhe me indinjate
Forumi Mysliman i Shqiperise,
Dega Kavaje

Kavaje, me 13 / 11 / 2005
_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org