English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

26/10/2005

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njohur nėpėrmjet mediave dhe dokumentave tė ndryshėm, mbi njė projekt qė Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė Tiranė, kėrkon tė realizojė nė Shkodėr, pėr tė restauruar Xhaminė e ‘Sulltan Fatihut’ nė Kalanė e Rozafės, me pretendimin se dikur ajo ka qėnė kishė ortodokse serbe e ashtuquajtur Kisha e Shėn Stefanit. Pėr kėtė projekt Instituti i Monumenteve tė Kulturės ka aplikuar pėr fonde pranė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė.

Nė lidhje me kėtė fakt, ka reaguar Myftinia e Shkodrės e cila ka kėrkuar pezullimin e kėtij projekti tendencioz qė e sheh xhaminė e sipėrpėrmendur si njė kishė serbe dhe venedikase. Ky projekt rrezikon tė krijojė konflikte midis komuniteteve fetare nė qytetin verior. Pas kėsaj, ka patur njė takim ndėrmjet ambasadores sė SHBA-ve dhe Myftinisė Shkodėr, ku ambasadorja Marsi Ries duke kuptuar ndjenjat e besimtarėve muslimanė, ka premtuar rishikimin e kėtij sponsorizimi.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, pėrshėndet kėtė qėndrim tė ambasadores, dhe mirėkuptimin qė ajo ka treguar pėr ndjesitė dhe shqetėsimin e besimtarėve muslimanė, duke treguar me kėtė rast njė shembull tė lartė maturie dhe respekti ndėrfetar.

Forumi Musliman i Shqipėrisė i apelon ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, organizmave tė tjerė tė ndėrvarur nga ajo, si dhe institucioneve tė tjera tė interesuara pėr ruajtjen dhe restaurimin e trashėgimisė kulturore nė Shqipėri, siē janė pėrfaqėsia e UNESCO-s, UNDP-sė, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve etj qė tė tregojnė mė shumė interes dhe preokupim pėr tė ruajtur dhe mbrojtur trashėgiminė islame nė vendin tonė. Ndėrsa nė Shqipėrinė e viteve tė fundit, njė numėr shumė i madh kishash dhe objektesh bizantine, aromune dhe greke janė restauruar, pėr ruajtjen e objekteve shqiptaro – islame ėshtė bėrė shumė pak. Kėshtu sot nė Shqipėri, objekte tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare, si Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit nė Korēė, Xhamia Sulltan nė Elbasan, Xhamia e Plumbit nė Shkodėr etj janė lėnė nė njė gjendje tė mjerueshme. Organizatat qė merren me restaurimin e objekteve kulturore nė Shqipėri, shpesh duket sikur harrojnė trashėgiminė pesėqind vjeēare tė Shqipėrisė, e cila pėrfaqėsohet nga shumica e popullit shqiptar. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ndėrsa epokės pėrpara osmane i kushtohet shumė vėmendje, ndaj tė fundit ka njė sjellje thuajse mohuese.

Pėr sa mė sipėr Forumi Musliman i Shqipėrisė i bėn thirrje organizmave tė sipėrpėrmendura qė tė tregojnė mė shumė vėmendje nė iniciativat e tyre, pėr tė shmangur shqetėsimin qė mund tė shkaktojė nė shumė njerėz dhe komunitete, aktet e njėanėshme.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė
 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org