English

Index
Kush jemi ne
Qëllimet e Forumit
Për shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anëtarësohu në forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË

Monitorimi i mediave të shkruara

Ky monitorim synon të vëj në pah titujt ofendues kundër Islamit, apo artikujt që kanë të bëjnë me fetë në Shqipëri. Monitorimi ka nisur në shkurt 2005

Shko në: > faqja 1 | 2 | 3... | 4... |

117. Emarte, 2 Gusht 2005

Gazeta SHEKULLI

Politika e thikes fetare. Opinion nga Gjergj Buxhuku,F:15

Ne kete shkrim autori thote: “Tashme qe jemi ne kulmin e perpjekjeve te fituesve te zgjedhjeve te 3 korrrikut 2005 per formimin e kabinetit qeveritar, po ndeshim perseri shfaqjen e politikes ne formen e thikes fetare. Perfaqesues te partive te ndryshme mundohen t’i veshin kerkesat e tyre mbase edhe te ligjshme per poste qeveritare, nen petkun fetar dhe rivalitetit nderfetar. Nuk ia vlen te zgjatemi ketu per te vertetuar sesa ne te verteteperfaqesojne individet ose forcavet politike te mesiperme institucionet fetare qe ata pretendojne. Ajo qe eshte e rendesishme eshte te ndergjegjesohemi se asnje rast kerkesa te tilla nuk mund te shkojne ne dobi te shtetit dhe kombit shqiptar, nese pa asnje dogane adresohen ne media pa asnje kufizim.

 

118. E enjte, 4 Gusht 2005

Gazeta Zeri i Popullit

Paloqeveria, Lesi: Luftohemi se jemi kristiane. F:4

Ne kete shkrim perfaqesuesi politik i kristianeve, siç e ka deklaruar dhe vete z.Lesi kryetari i PDK-se, deklaron se: “Une mendoj se filozofia kristiane te jete pjese e qeverisjes se ardhshme...”

Me kete deklarate ai paralajmeron se filozofia kristiane pjese e qeverisjes se ardhshme te PD ne rast se arrin te beje numrat per te qeverisur, do te ishte nje gur shume i rendesishem ne duart e qeverise shqiptare per integrimin e vendit ne Europe. Sidomos pas antaresimit qe Berisha i beri vendit ne vitin 1994 ne Konferencen Islamike.

 

119. E enjte, 4 Gusht 2005

Gazeta Sot

At Nikolla Marku: Janullatos nuk eshte njeri i Zotit, por nje simbioze e Jagos dhe Tartufit.Kronike nga Eduardo Papamihali At. Nikolla Marku, F:15

Ky shkrim ve ne dukje figuren e vertete te kryepeshkopit Janullatos dhe i ben te ditur opinionit shqiptar disa fakte kunder ketij kleriku te Kishes Orthodokse Shqiptare. Shfaq hipokrizine dhe mashtrimin e Janullatosit per te marre shpirtrat e shqiptareve, ku nen petkun e veladomit te tij mban thika per t’ia ngulur ne shpine atdheut tone, Shqiperise. Autori tregon se Janullatosi eshte perziere shume here ne punet e shtetit, si ne probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative, e te tjere dhe ka thene, se ne Shqiperi ka fondamentalizem islamik, drejton trafikun e vizave, mbron terrorizmin Serb dhe Grek. Kerkon dhe tensionon sipas rastit, kerkon te greqizoje shkollen Shqiptare, etj. Ne fund Komuniteti ortodoks ne Elbasan, i shtyre nga motive vetepergjegjesie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut, ben thirrje alarmante per çdo shqiptar atdhetar, per çdo qytetar qe beson tek Zoti, te therrasim fort “Jashte Janullatos nga Shqiperia”....

 

120. E Diele, 7 Gusht 2005

Gazeta Korrieri

ALARMI: "Islamiket, ne trazirat shqiptare" nga Elton Metaj

Ky shkrim ben fjale per takimin e Kryeministrit Fatos Nano me liderin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Mehmetin. Ata kane biseduar per zhvillimet ne Maqedoni dhe gjendjen ne rajonin e Kondoves. Shqetesimi i ketij takimi qe u zhvillua ne qytetin e Korçes, ka qene:” Elemente islamike jane perfshire mes shqiptareve ne rajonin e Kondoves ne Maqedoni, duke rrezikuar rindezjen e tensioneve etnike”.

Sipas raportimeve te shtypit, grupe shqiptare te drejtuar nga Agim Krasniqi, jane shkeputur nga ndikimi shteteror i Shkupit, duke e kthyer katundin e vogel ne nje vater te mundshme krize.

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ishte zyrtari i pare i larte qe pranoi rrezikun nga elementet ekstremiste ne Maqedonine fqinje ne nje bisede qe zhvilloi nje jave me pare me Presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanovic, para fillimit te ceremonise se hapjes se Panairit te peste te Librit ne Ulqin.

Pak jave me pare edhe Partia Demokratike kishte dhene alarmin per mundesine e ndezjes se tensioneve etnike ne Maqedoni, duke kerkuar zbatimin e plote dhe rigoroz te Marreveshjes se Ohrit. Marreveshje e firmosur ne vitin 2001, pas disa muajsh perleshjesh te armatosur mes shqiptareve dhe forcave maqedonase te sigurimit.

Alfred Moisiu ka deklaruar se:

"Nuk mund te mos na terheqin vemendjen veprimet e ndonje grupi te vecuar, si ai i Kondoves, i cili nuk duhet mbeshtetur ne asnje menyre per akte te paligjshme dhe madje u duhet kerkuar qe te mos hezitojne te perballen me drejtesine".
Ulqin, 29 korrik 2005 

 

121. E Marte, 9 Gusht 2005

Gazeta Korrieri 

Kthimi i njeriut. Forum nga Baton Haxhiu, F:19

Autori ne kete shkrim tregon per rrezikshmerine e madhe te vehabive,ai personalisht nuk ka degjuar ndonjehere per kete lloj sekti siç e quan ai dhe nuk eshte takuar me keta njerez por vetem ka pyetur per ata dhe ka marre vesh se kane mentalitet veteflijimi dhe kane principe te njejta ideologjike dhe jetese sikurse ato te Bin Ladenit. Autori thote se per ata shkruhet se perqendrohen ne sulme kunder civilizimit dhe kultures perendimore dhe gjithçkaje qe simbolizon te kaluaren, te tashmen, dhe te ardhmen e saj, jane edhe kunder vetive muslimane ku paraqiten elemente te civilizimit perendimor. Nese kjo eshte e vertete, - thote autori – atehere duhet t’i rikthehemi çeshtje aq delikate dhe aq e rende per ne, si shqiptare te asaj qe quhet kulture perendimore dhe lindore, po ballafaqohemi me nje rrezik te rende brenda nesh, pikerisht per shkak te mungeses se identitetit kulturor dhe fetar.

Jemi me kulturen perendimore, por jemi edhe myslimane qe e duam Arabine Saudite! Ne jemi te cliruar nga amerikanet, por nje pjese e jona eshte kunder vlerave amerikane! Ky percaktim hermafrodit i nje pjese te qytetareve tane ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni mbeshtet kursin radikal ne emer te nje kulture qe s'e kemi prekur asnjehere. Nje kulture qe s'e kuptojme, por e "blejme" per pak para dhe e shesim ne forme ideologjie. Deshem apo nuk deshem ta pranojme, ajo po behet pjese e jona dhe rrezik i perditshem i influences mbi ne si qytetare.

Percaktimi i deritanishem hermafrodit i yni karshi fenomeneve dhe besimit kerkon perkushtim intelektual dhe kombetar per dalje nga kjo situate. Kerkon nje guxim dhe rishqyrtim te identitetit tone fetar. Sepse ne si komb, asnjehere deri me tani nuk e kemi pasur fene si pjese e ndihmeses se çeshtjes kombetare. Ky percaktim hermafrodit i shqiptareve, gjithandej ka ndertuar nje ideologji te shqiptarizmes, duke lene gjithe popullin pa nje kod komunikimi dhe besimi.

Qe kur kane filluar te shfaqen njerezit me mjekrra, qytetaret kane filluar te debatojne dy gjera: e para, a na demton kjo politikisht ne nje kohe shume te papershtatshme dhe e dyta, a ka rrezik te aktivizimit te tyre si ne vende te tjera. Apo jane vetem disa raste qe nuk do te perseriten.

Une them qe eshte me mire te shijojme sistemin e vlerave. Por asesi me logjiken e hermafroditit. Edhe me Perendimin, edhe me Lindjen. Ka ardhur koha qe te themi te verteten – thote ne fund autori.

 

122. E Marte, 9 Gusht 2005

Gazeta Shekulli

Valle ne litar. Opinion nga Ardian Vehbiu, F:15

Ne kete shkrim autori tregon se per shqiptaret kane ardhur kohe te rrezikshme. Ky rrezik ka te beje me perceptimin tone si myslimane ose si ”mish i huaj” ne trup te Evropes “se krishtere”, ne nje kohe qe myslimanizmi dhe terrorizmi po permenden gjithnje e me shpesh brenda te njejtave kontekste. Pastaj me tej autori shkruan per rrezikun qe vjen nga sherbimet sekrete serbe dhe aleateve te tyre per te parandaluar pavaresimin e Kosoves nepermjet demonizimit te shqiptareve ne pergjithesi dhe sidomos te UÇK-se vete, te cilen gjithnje duan ta paraqitin si organizate terroriste qe ruan kontakte me grupe fondamentaliste islamike ne vende te Lindjes se mesme dhe qe, paska pranuar ndihma njerezore, materiale dhe financiare nga keto grupe, madje edhe Bin Ladeni vete. Dhe ne fund te ketij shkrimi autori tregon per zhvillimet e reja politike nga vota demokratike ne Shqiperi...

 

123. E Marte, 9 Gusht 2005

Gazeta Sot

Europianizimi i myslimaneve. Koment & Analize nga Jan Repa, F:11

Ne kete shkrim autori thote: - Shoqerite liberale perendimore mund te jetojne shume mire me tolerance fetare dhe modele te ndryshme besimi, po te merret e qene se ato modele besimi pranojne imperativat individualiste. Ne kemi, brenda shoqerive perendimore, ndonjehere komunitete relativisht te medha qe nuk kane kaluar neper kete proçes dhe nuk e konsiderojne fene si nje sjellje private, dhe kjo lloj besimi fetar shihet me armiqesi te konsiderueshme nga shtetet liberale perendimore.. Ky shkrim eshte i njejte me ate te gazetes Korrieri te dates 30 Korrik me titull “A mund te integrohen myslimanet ne Evrope” i te njejtit autor. 

 

124.E Merkure, 10 Gusht 2005

Gazeta shqiptare

Tirane-Shkup, plas alarmi i islamikeve. Aktualitet nga Elira Çanga, F:7

Plas alarmi mes Tiranes dhe Shkupit rreth infiltrimeve te mundshme te ekstremisteve islamike ne Maqedoni. Grupe ekstremistesh te sektit “Vehabit”, mund te jene perfshire ne rradhet e protestes se armatosur qe po ndodh ne Kondove, nje fshat qe ndodhet prej ditesh ne duart e nje grupi te armatosur rebel shqiptar, te komanduar nga Agim Krasniqi. Sipas burimeve te Gazetes Shqiptare, ky problem eshte shqyrtuar javen e shkuar, gjate nje takimi te rezervuar mes kryeministrit Fatos Nano dhe Ali Ahmetit, liderit shqiptar te BDI-se, qe ben pjese ne koalicionin qeverises ne Maqedoni.

Disa ish-ushtare te Uçk-se jane bashkuar me disa djelmoshe me mjekra te gjata dhe pantallona treçerekeshe besimtare paktikante te fese islame, te ashtuquajtur “Tekfire”. E rendesishme eshte qe imazhi qe kerkohet t’i jepet nje fshati shqiptaresh ne afersi te Shkupit, eshte ai i nje qendre qe po pergatitet nepermjet xhihadit si forme veprimi dhe rezistence, te nderrmare veprime luftarake ne Maqedoni te cilat synojne te prishin marreveshjen e Ohrit dhe si rrjedhoje vete Maqedonine,- thote Elira Çanga ne kete shkrim.

“Tekfirizmi”,- vazhdon autorja – eshte rryma te ciles i perket Zarkavi ne Irak, i cili vret muslimanet te cilet bashkepunojne me amerikanet, duke i quajtur ndryshe dhe qafire. Si argument Elira thote se nje muaj me pare u godit me raketa nga njerezit e Kondoves posta e policise plot me shqiptare, te konsideruar tradhetare nga tekfiret. Agim Krasniqi i ka pergenjeshtruar kategorikisht keto dyshime duke thene se ne Kondove nuk ka ekstremiste islamike, por vetem shqiptare.

CIA po e ndjek me kujdes te madh gjendjen ne terren, megjithese deri tani nuk duket te kete ndonje lidhje mes alarmit per prezencen islamike ne Maqedoni dhe mbylljes se ambasades amerikane ne Shkup gjate dy diteve, pak jave me pare.  Ky argument eshte trajtuar edhe nga Klod Monik, ekspert i sherbimeve sekrete me baze ne Bruksel, i cili ka paralajmeruar zyrtarisht rrezikun e lidhjeve mes nje pjese te popullsise muslimane maqedonasedhe grupeve islamike vehabite.

 

125.E Merkure, 10 Gusht 2005

Gazeta Express

Shqiptaret, jo muxhahedine. Speciale nga Albert Gjoka, F:11

Ne kete  shkrim flet ekskluzivisht per “ Express” Agim Krasniqi, komandant i grupit shqiptar te armatosur ne Kondove.Nder pyetjeve te tjera, ne kete interviste, Agimi pyetet per qellimet e grupit te armatosur te Kondoves dhe sa jane te verteta deklaratat e ndryshme se ne mesin e tyre penetrojne edhe ekstremiste islamike. Ai u pergjigj se ne lufte na nxorri ideali, deshira e flakte per te jetuar si qytetare te rangut te pare e jo si rober. Asnje destabilizim nuk kerkojme. As lufte, as nderrim kufinjsh, as rrenim sistemesh e shtetesh. Kerkojme zbatim te plote te marreveshjes, po perseris, lirim te luftetareve tane nga burgu, amnisti te plote dhe punesim.Kerkojme nje jete normale, nje jete qe i ka hije njeriut, qe dallon nga jeta e qenit. Dhe ne perfundim te ketij shkrimi ai thote se ne mesin e tyre nuk ka elemente radikale islamike dhe se do te ndjehej shume i lumtur nese subjektet tona shqiptare, anekend trojeve etnike, do t’i dedektonin vete keto elemente dhe do t’i ç’rrenjosnin nga trungu yne kombetar....  

 

126. E Enjte, 11 Gusht 2005

Gazeta Sot

Ekstremizmi islamik, loje e Fatos Nanos dhe e Carlo Bollinos. Politike, F:3

Ne kete shkrim autori tregon lojen idiote te Nanos qe po kerkon me çdo kusht t’i tregoje nderkombetareve se pushteti i ardhshem eshte pushtet qe mbart rrezik si brenda Shqiperise, por dhe per mbare rajonin.Fenomeni me i rrezikshem qe mundohet te perligj Fatos Nano, eshte ai fenomen i fondamentalizmit islamik e qe sipas tij rrezikon rajonin dhe me ane te lojrave dhe takimeve te ndryshme me faktore shqiptare brenda rajonit, kerkon te sensibilizoje faktorin nderkombetar duke kerkuar t’i binde se ai eshte i vetmi qe mund te mbaje nen frere kete fenomen. Nano bashkepunon me aktorin tjeter te gazetes shqiptare Carlo Bollinon, i cili jo pak here e ka nxire realitetin shqiptar duke abuzuar me islamizma te paqena, i cili jo pak here ka sajuar konflikte mes myslimanesh, rrymash konservatore dhe jokonservatore, perfaqesues te Bin Ladenit apo siç ishte shkrimi i djeshem ku shqiptaret e Kondoves ishin elemente te lidhur me Al-Zarkavin.

Ne qoftese veme re, titulli i djeshem i te perditshmes qe eshte prone e nje provokatori si Bollino ku me germa te medha shkruhej “TIRANE – ShKUP PLAS ALARMI I EKSTREMISTEVE ISLAMIKE” nuk na solli gje tjeter veç lojen idiote te Nanos me italiani Bollino ne dem te imazhit shqiptar. Ky njeri nuk e ka problem qe per te rritur kredencialet e tij, te paraqese para kujdo, nje vend islamik qe eshte i rrezikshem per mbare boten. Fakti tjeter eshte se personazhi qe po behet kryeminister, eshte mysliman.

 

127. E Enjte, 11 Gusht 2005

Gazeta Express

Rreziku islamik, kurthi sllav ndaj shqiptareve. Interviste, F:10

Ne kete shkrim i eshte bere nje interviste Arbën Xhaferit i cili flet per zhvillimet me te fundit ne Maqedoni dhe situaten ne Kondove. Ç’fare po ndodh aktualisht ne Maqedoni, cili eshte realisht shqetesimi i presidentit maqedonas per Kondoven. Takimi Nano-Ahmeti dhe alarmi i dhene per prezencen e ekstremisteve islamike ne fshatin e rebeluar shqiptar. A e beson Arbën Xhaferi lajmin e kesaj natyre dhe ku e shikojne shqiptaret mbijetesen e tyre, keto jane disa elemente qe trajtohen ne intervisten e Xhaferit dhene gazetes “Express”.    

Ai deklaron se Nano dhe Ahmeti nuk  jane aq naive, sa te bien ne lojen e qarqeve sllave. Duhet te kuptohet ne thelb se qarqet antishqiptare synojne te thone se ne Maqedoni apo ne hapesirat e tjera shqiptare, nuk paska kauzë shqiptare, por paska kauzë fetare. Serbet e dine fare mire qe fondamentalizmi islamik nuk i rrezikon ata, por shoqerite ku ne perqindje te madhe jetojne besimtare myslimane. Prandaj ne interes te tyre eshte qe te perhapin sa me shume rrezikun nga militantizmi islamik ne keto shoqeri per te pasur mbeshtetje kerkesa e tyre qe te instalohet misioni i policit qe do t’i disiplinoje keto sfida te reja.

 

128. E Enjte, 11 Gusht 2005

Gazeta Koha Jone

Shpifjet hidherojne, por nuk kane vlere ligjore. Refleksion nga Thoma Dhima KOASH, F:12  

Eshte nje shkrim qe i kunderpergjigjet problematikes se ngritur nga kryetari i kishes se Elbasanit, At Nikolla Marku lidhur me kreun e kishes Autoqefale Shqiptare. Autori thote se Nikolla Marku nuk eshte “At” per Kishen Orthodhokse dhe jep disa arsye qe e bejne Nikolla Markun te mos njihet jo vetem nga asnje kishe Orthodhokse, por edhe nga asnje komunitet tjeter fetar i vendit tone apo organizem fetar nderkombetar. Autori thote, se ai nuk njihet ligjerisht as nga organizmat tona shteterore e legjislative,apo forcat politike, te cilet nga ana tjeter, e kane vleresuar publikisht shume lart vepren dhe kontributin e kryepiskopit Anastas.

Autori e ben Nikolla Markun nje figure karnevaleske dhe nje perpjekje te deshtuar te qarqeve antiorthodhokse, per te perçare kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, sajese qe mbahet ne kembe sa here qe kerkohet te goditet ajo apo te keqperdoret emri i kishes per arsye politike.

 

129. E Enjte, 11 Gusht 2005

Gazeta Albania

Jehovai “pushton” Myzeqene dhe largon nga votimi 35 mije shqiptare. Speciale nga Bejdo Malo, F:6.

Ne kete shkrim autori flet per Kongresin e Deshmitareve te Jahovait te zhvilluar ne Stadiumin “Selman Stermasi”, ku moren pjese 5000 delegate nga mbare Shqiperia. Kongresi ishte nje sfide e tere ndaj “baltes” qe eshte hedhur mbi kete besim fetar pas veteflijimeve te bujshme te adoleshenteve dhe femijeve ne vitin 2005. Autori shton se ky sekt fetar aktualisht numeron mbi 35 mije besimtare. Ata jane kunder votes, kunder armeve dhe kunder sherbimit ushtarak. Nese ata do te shtohen sipas ritmeve te ketyre pese viteve te fundit, atehere ne zgjedhjet qe do te vine mbi 80 mije shqiptare nuk do te shkojne me ne kutine e votimit.

 

130. E Premte, 12 Gusht 2005

Gazeta Koha Jone

A e luajne mediat vallen e terroristeve? Opinion nga Gezim Mekuli, F:7 .  

Ne kete shkrim Autori jep opinionin e tij se mediat moderne nuk transportojne idene e terroristeve/rrembyes, keto vetë jane pengje ne duar te terroristeve, nëse keto funksionojne si “stative mikrofoni” per porosine e tyre politike. Nje debat i fuqishem duhet te zhvillohet se si liria e shprehjes duhet te administrohet duke mos qene  kjo ne sherbim te terroristeve. Nuk duhet lejuar  qe mediat e lira te levizin atje ku terroristet dhe ekstremistet deshirojne dhe synojne.

 

131. E Premte, 12 Gusht 2005

Gazeta Tirana Observer 

Kavaje, atje ku fabrika sherben si xhami. Reportazh nga Dorina topallaj dhe Armand Jonuzi, F: 18-19.

Eshte nje interviste qe dy gazetare te kesaj gazete i kane bere Xhaferr Shkodres dhe disa punetoreve te tij ne fabriken e tullave ne Kavaje ku Xhafe Shkodra ka bere dhe nje xhami per besimtaret e lagjes perreth fabrikes. Oxhakun e kesaj fabrike e ka kthyer ne nje minare. Hoxha ka ngritur dhe nje kend lojrash per femijet qe vijne çdo dite, rreth 120 mije, te cileve u jep mesim hoxha, rreth fese islame.

 

132. E Marte, 16 Gusht 2005

Gazeta Sot

Ti je uzurpatori i kishes “Shen Meri” ne Kalane e Elbasanit. Polemike nga besimtari orthodhoks Kostandin Kapedani, F:19.

Nje besimtar orthodhoks replikon ne pergjigje te intervistes me At Nikolle Markun, duke i thene se une si besimtar orthodhoks kam te drejte te pyes:Kush te ka emeruar si kreu i kishes Orthodhokse Shqiptare, ata qe te kane vene kandillafin ne koke apo ti ke shpallur vetveten? Se ne z.Nikolla te njohim si nje uzurpator te kishes “Shen Meri” ne Elbasan dhe ty s’te ardhka keq per kishen tone orthodhokse autoqefale se po kthehet helene dhe se kreu i kishes sone qenka grek. Jo z.Nikolla... mos ki frike dhe mos te haje meraku se kane perenduar ato kohe dhe ato lakmi qe kishin te huajt per Shqiperine...

 

133. E Marte, 16 Gusht 2005

Gazeta Shekulli

Njerez me precedentë, drejtues te Komunitetit. Ngjarje e dites nga Lindita Çela, F:2.

Ky shkrim ben fjale per nje grup besimtaresh myslimane te Tiranes qe kerkojne nderhyrjen e kreut te Komitetit te Kulteve, per permisimin e situates. Ata nepermjet nje letre te hapur i jane drejtuar z. Ilir Kulla, ne lidhje me keqfunksionimin e KMSH-se gjate koheve te fundit. Sipas imameve dhe besimtareve te Tiranes, menyra sesi drejtuesit e Komunitetit po menaxhojne apo zgjidhin problemet e ketij institucioni ka krijuar anomali dhe rremuje, e cila po ndikon negativisht e po çorienton te gjithe besimtaret. Ne kete shkrim permenden edhe problemet qe shtrojne besimtaret dhe imamet e Tiranes ne lidhje me kryetarin e KMSH-se dhe myftiun e Tiranes, te cilet sipas tyre keta dy te fundit, me lojra hipokrite po perdhosin vlerat e besimit islam e te myslimaneve, te farketuara nder shekuj ne Shqiperi. Shoqerimi ne polici i disa imameve te kryeqytetit para pak kohesh, konsiderohet nje veprim i turpshem, i iniciuar nga drejtuesit e KMSH-se. Sipas letres imamet e shoqeruar ne polici nuk bene gje tjeter,veçse percollen tek besimtaret nga mimberi i xhamive nje deklarate te institucionit te Myftinise se Tiranes per parregullsite dhe shkeljet e ndodhura ne Komunitetin me te madh fetar ne vend. Z.Muça dhe z.Myftari nuk kane dashur te zbatojne vendimet e Keshillit te Pergjithshem ne lidhje me masat administrative qe mori ndaj ish-sekretarit te pergjithshem,Zylyftar Dervishit, nderkohe qe u jane imponuar besimtareve me ngritjen e lloj-lloj komisionesh, derisa u vertetua  se ai kishte diplome te falsifikuar. Ne leter thuhet se drejtuesit e KMSH-se jane te gatshem te dergojne ne polici ata qe ngrejne zerin per raste abuzive (si ajo e emerimit te Zylyftar Dervishit si imam ne qytetin e Lushnjes), nderkohe qe vete falsifikatoret mbahen ne poste kyçe te strukturave te Komunitetit.

Ne intervisten qe Lindita Çela i ka bere Z.Muça tregohet se sipas ketij te fundit asnje nga akuzat e ngritura ne leter nuk qendrojne, perkundrazi ai thote se letra eshte vetem nje shpifje dhe asgje me shume.

 

134. E Enjte, 18 Gusht 2005

Gazeta Express

Islami dhe islamistet. Speciale nga Penelope Larailliere, perktheu Adrian Beka. F: 16.  

Ky shkrim eshte marre nga “Le Monde”, autorja eshte sociologe dhe specialiste e Lindjes se Mesme. Ajo thote se shumica e levizjeve qe praktikojne vetevrasjen jane sunite. Ne Fakt, po ndodh nje interpretim ideologjik i korpusit shumekuptimesh te Islamit per qellime politike. Autorja tregon per dallimet teologjike ne mes te xhihadit te madh, qe eshte lufta e besimtareve per te permiresuar poziten e tyre dhe xhihadit te vogel, qe eshte lufta e shenjte per te mbrojtur myslimanet dhe tokat e tyre, porse islamistet nuk synojne arritjen e ketyre objektivave.

Me tej flet per islamo-nacionalistet si Hamasi palestinez, Hezbullahu libanez dhe nje pjese e luftetareve çeçenë dhe xhihadisteve nderkombetare te tipit te Al-Kaides. Dallimet mes tyre jane rreth territorializmit te lufterave.

 

135. E Enjte, 18 Gusht 2005

Gazeta 55

Benedikti XVI: Evropa ka nevoje per je rikthim ne besimin e vet te krishtere. Forum nga Greggor Hope, F:7

Ky shkrim tregon per viziten e Papes ne Keln te Gjermanise per te marre pjese ne Ditet Boterore te Rinise. Ne nje interviste per radio Vatikanin, Papa formulon idene se qellimi ideal i Takimit Boteror te Rinise eshte qe nepermjet rinise t’i jepet hov besimit te ri ne Gjermani dhe ne Europe.

 

136. E Premte, 25 Gusht 2005

Gazeta Korrieri

Te burgosurit, etje per Biblen e Kuranin, Aktuakitet nga Flamur Vezaj, F:8.

Shkrimi ben fjale per 200 te paraburgosurit ne Burgun 302 ne Tirane te cilet kane filluar te preferojne Biblen dhe Kuranin. Autoritetet e ketij burgu tregojne se ka nje kerkese te madhe per te tille libra.

 

137. E Enjte, 25 Gusht 2005

Gazeta Panorama

Ateizmin nuk e kane shpikur shqiptaret, Koment nga Arben Kallamata, F:18

Autori ne kete shkrim perpiqet qe te mbroje idene se shqiptaret jane nje popull qe ka deshmuar historikisht lidhje te dobeta me fene. Per lidhjet e dobeta te shqiptareve permenden shume argumente faktike dhe episodike, te dokumentuara dhe te padokumentuara.

 

138. E Premte, 26 Gusht 2005

Gazeta Sot

Ju nuk e kryqezoni dot At Nikoll Markun, Speciale nga dr. Sulejman Abazi, F:15

Autori ne kete shkrim e ndjen te arsyeshme te shfaq mendimin e tij pasi ka ndjekur me vemendje replikat ne shtyp, mbi kontradiktat e hapura qe ekzistojne dhe shfaqen ne mjedisin othodhoks shqiptar.

 

139. E Marte, 30 Gusht 2005

Gazeta Metropol

Kamikazja lushnjare ne listen e CIA,Kronike nga Artur Marku, F:7  

Ne kete shkrim flitet se eshte hapur nje dosje nga hetuesit eksperte, ne te cilen ndodhet emri i nje gruaje te re lushnjare. Pjesa me e madhe e fytyres ndodhet ne kete dosje, duke perfshire edhe syte, elemente ku po punohet per te bere identifikimin, apo nje identikit te plote te saj dhe me pas arrestimin. Autori shkruan se ajo eshte e stervitur prej vitesh ne kampet e organizatave terroriste ne vendet e lindjes, dyshohet se eshte ne Shqiperi. Emri i saj eshte pjese e listes se sherbimeve te specializuara amerikane, qe i eshte percjelle Shqiperise, duke kerkuar bashkepunimin per kapjen e saj.

Ne kete faqe jepen disa arrestime te te dyshuarve ne vendin tone.

Ne fund te faqes flet per sheikun saudit Jasin Kadi i cili ka qene ne shqiperi dhe ka pasur biznes. Emri i tij u fut ne te kerkuarit e CIA-s pas 11 shtatorit. Ndersa jordanezi Abdylatif Saleh  eshte nje tjeter i kerkuar qe ka pasur aktivitete ne Shqiperi dhe eshte larguar sapo ka mesuar se eshte ne kerkim nga amerikanet per lidhje me terrorizmin. Me tej flet per Fondacionin e Al-Haramain i cili kishte deget e tij ne Shqiperi , Bangladesh, Bosnje dhe ne disa vende te tjera. Ne vitin 1998, kreu i xhihadit islamik egjiptian ne Shqiperi eshte raportuar se ka qene zyrtari i financavete Al-Haramainit ne Shqiperi.

Prokurori Sollaku ne nje seminar ka theksuar se, organizatat kriminale nuk e kane te veshtire qe te kryejne ne Shqiperi investime ne dukje te bazuara ne ligj. Numri nje i akuzes ka thene se, “ ndonese, Shqiperia nuk eshte nje nga vendet qe ka lidhje historike me terrorizmin, mungesa e eksperiences, e shkalles se njohjes se tij dhe moszbatimi i plote i kuadrit ligjor, krijojne terren te pershtatshem qe organizata kriminale me investime ne dukje te ligjshme, te shfrytezojne vendin tone si baze per financimin e terrorizmit.”

 

140. E Merkure, 31 Gusht 2005

Gazeta 55

Euro-Arabia, qyteterimi qe po vetevritet. Forum nga Oriana Fallaci, F: 6-7.

Ne kete shkrim autorja poshteron Islamin duke e quajtur ate nje armik te shtepive tona, pasi permend 11 janarin e vitit 2001 ne Nju-Jork, 11 Marsin 2004 ne Madrid, 1,2 dhe 3 shtator te po atij viti ne Beslan, ku terroristet,- thote ajo- u zbaviten duke marre ne shenje e duke qelluar mbi femije qe bridhnin te terrorizuar, duke dale nga shkolla. Permend 7 korrikun e kaluar ne Londer, pastaj thote:- i kemi patur ne shtepi prej me teper  se 30 vjetesh, per ate Zot. Dhe eshte nje armik qe, me nje te pare, nuk duket si armik. Pa mjeker, veshur allaperendimorçe, me leje te rregullt, me automobil, me familje etj.

Pasi i permend keto, ajo thote se jane te gjitha dokrra, ato qe thuhen per Islamin, se eshte fe paqesore, se Kurani predikon meshiren dhe dashurine.

Vazhdon edhe ajo perralla se Islami na qenka viktime e Perendimit. Sikur gjate shekujve myslimanet nuk i kishin prekur qimen e flokut askujt. Vijon edhe mashtrimi e iluzioni i Islamit te moderuar. Me kete duan te na vene ne gjume se armiku perbehet nga nje pakice e parendesishme  dhe se ajo pakice e parendesishme jeton ne vende te largeta. Por ja qe armiku nuk eshte aspak nje pakice qe s’ngre kandar. Dhe e kemi ne shtepi, - thote znj. Oriana.

Ajo vazhdon duke thene: - Nje armik i cili xhamite i shnderron ne kazerma, ne sheshe stervitjeje, ne qendra rekrutimi per terroristet dhe qe i bindet verberisht imamit (por meazallah se arrestohet ky imam. Me keq akoma, nese nje agjent i Cias i heq qafe me lezet, me marreveshjen e sherbimeve tona te fshehta)

Nje armik i cili, per hir te qarkullimit te lire, qe caktohet ne traktatin e Shengenit, bredh si t’i doje qejfi ne Eurarabi, gjer ne ate menyre sa, per te shkuar nga Londra ne Marseje, nga Këlni ne Milano dhe anasjelltas, nuk duhet te paraqese asnje dokument.(Por ama, pas kerdise ne Londer, Franca e denoncon traktaktin e Shengenit dhe per me teper, edhe Spanja xapatere mendon te ece ne kete vazhde, Italia dhe vendet e tjera europiane ngrejne zerin te skandalizuar, jo, jo!).

Ne fund te shkrimit ajo thote se: Islami eshte Kurani, te dashurit e mi. Dhe kurani eshte i papajtueshem me Lirine, Demokracine, me te Drejtat Njerezore dhe me konceptin e civilizimit.

 

141. E shtune, 3 shtator 2005

Gazeta ABC

“Jemi deshmitare trillesh te padenja politike”. Njarja e javes nga Mentor Nazarko, F:2

Ky shkrim eshte nje interviste qe gazetari Mentor Nazarko i ka bere Shkrimtarit te njohur Ismail Kadare. Midis pyetjeve qe ai i beri z. Kadares ishte dhe kjo :

Kohet e fundit ne Shqiperi ka nje shfaqje me te zeshme te Komunitetit Mysliman Shqiptar, me problematiken e vet, por ajo qe eshte kryesorja ne mbrojtje te fese perkatese, jane afishuar nje grup te rinjsh qe shenon nje rritje cilesore te kesaj mbrojtjeje. Ç’fare shenon ky afishim per identitetin teresor te shqiptareve ne nje shkalle me te gjere? Ç’perfaqeson, nga ana tjeter, shfaqja e veshjeve specifike te grave te kesaj feje ne Shqiperi?

Z. Ismail Kadare iu pergjigj kesaj pyetje duke thene se:“Mendimi im eshte se identiteti i njeriut nuk kushtezohet nga besimi. Nje shqiptar me besimin mysliman, eshte i tille, d.m.th. i identifikueshem si shqiptar poaq sa nje shqiptar katolik, ortodoks, i komunitetit bektashi, ose nje shqiptar ateist. Ne Shqiperi, ashtu si ne krejt Evropen, me perjashtim te Greqise, kombi dhe feja nuk jane kurrsesi ne baze te besimit katolik ose protestant, qe mund te kete njeri ose tjetri. Perzierja e ketyre, sidomos ne Ballkan mund te çojne ne katastrofe”.

Ndersa persa i perket veshjes se grave te kesaj feje, ai tha se:- “Mendoj se tradita e kombit shqiptar njeh dy veshje kryesore: ate te hershmen, populloren, qe quhet ndryshe kombetare, dhe veshjen moderne qe eshte cilesuar si qytetare, ose veshjen e “zonjave te qytetit”. Te dyja keto kane patur versionet e tyre te thjeshtuara, madje te degraduara, per shkak te varferise.

Nje veshje tjeter, e ndikuar nga bota turke, ka qene e pranishme gjithashtu ne shqiperi, ashtu si ne nje pjese te madhe te Ballkanit. Ne kohen kur Jugosllavia e Titos, metonte rolin udheheqes te botes se trete, ajo solli ne trevat e saj, nje veshje te panjohur me pare ne gadishull: veshje grash te Lindjes se Mesme, tuni