|
|
||||||||||
|
Monitorimi i mediave të shkruara Ky monitorim synon të vëj në pah titujt ofendues kundër Islamit, apo artikujt që kanë të bëjnë me fetë në Shqipëri. Monitorimi ka nisur në shkurt 2005 Shko në: > faqja 1 | 2... | 3... | 4... | 143. E Diel, 18 shtator 2005 Gazeta Sot Lihet ne burg hoxha i xhamise, falej ne mengjes dhe vidhte naten. Kronike. F: 14. Ky shkrim ben fjale per dy personat e akuzuar per vjedhje, Bledar Brahja dhe Sinan Zaçaj. Gjyqtarja Fida Osmani ka vendosur “burg me afat 10-ditor” per dy te akuzuarit per te mbledhur provat e nevojshme dhe me pas do te shihet rrjedhja e proçedurave dhe do te vendoset serish çfare do te ndodhe me dy te arrestuarit. Ata jane arrestuar tre dite me pare me akuzen per vjedhje te rreth 20 mije dollareve dhe te disa bizhuterive te cilat se bashku me dollaret mendohet se arrinin vleren e 60 mije dollareve. Ne shkrim thuhet se njeri nga personat e arrestuar nga policia ishte anetar i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe kishte funksionin e hoxhes. Bledar Brahja ishte nje nga ata persona qe kryente rregullisht te gjitha ritet e fese muslimane diten, dhe naten merrej me vjedhje te ndryshme qe arriten kulmin me grabitjen spektakolare te shumes prej 60 mije dollaresh ne shtepine e biznesmenit. Nderkohe, vete te pandehurit nuk kane pranuar te flasin dhe me ane te avokatit te tyre kane deklaruar se nuk kane qene fajtore per çka akuzohen. Prokurori ka kerkuar qe ata te lihen ne burg pasi ndaj tyre ekzistojne prova te mjaftueshme per t’i mbajtur ne qeli. 144. E Marte, 20 shtator 2005 Gazeta Shekulli Ikën nënkryetari i myslimanëve. Ngjarje e dites nga Klodian Rado, f:3. Ky shkrim ben fjale per nenkryetarin e KMSH-se, Bledar Myftarin i cili dha doreheqjen nga Komuniteti Mysliman duke akuzuar drejtuesit aktuale per keqmenaxhim te pronave dhe meskinitet e nepotizem. Sipas tij, disa drejtues te Komunitetit Mysliman nuk perfaqesojne interesat reale te bashkesise se besimtareve myslimanë, por perfaqesojne vetem interesat meskine e nepotike personale te tyre, - thuhet ne tekstin e doreheqjes. Z. Myftari deklaron se per çdo shkak te paraqitur prej tij, ai eshte i gatshem te ballafaqohet me kreret e tjere te KMSH-se dhe konkretisht me drejtuesin e kesaj bashkesie, Selim Muçen, jo vetem ne pranine e organeve te tjera drejtuese te ketij komuniteti, por edhe para mediave. Nje nga akuzat ishte ne lidhje me arsimin ku Z. Myftari thote se KMSH ka demtuar interesat e arsimit fetar, si te vetmet institucione ku ne Shqiperi mesohej besimi islam sipas nje programi mesimor te pranuar edhe nga Minisria e Arsimit. KMSH ka nenshkruar kohet e fundit nje kontrate 30- vjeçare per kalimin e medreseve nen administrim, sipas programeve te kolegjeve turke, duke cenuar programet fetare te ketyre shkollave. Ai ne tekstin e tij te doreheqjes e cilesoi kete kontrate si: “mbyllje de facto e Medresese se Tiranes.” Prej akuzave politike ishte se Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka qene dhe mbetet nje vegel ne duart e shume pak njerezve, qe kerkojne perfitime te paligjshme ne shkembim te sherbimeve politike. Z. Myftari e akuzon KMSH per paaftesi te shkalles se larte, ne kuptimin e nevojave dhe ne gjetjen e zgjidhjeve per fatet e mijera besimtareve ne vend. Ka mungese vizioni e profesionalizmi, si dhe mungese deshire per t’u sherbyer interesave te besimtareve myslimane. Sot Komuniteti Musliman eshte nje çerdhe intrigash te uleta dhe nje qender e cila cenon pa pushim imazhin e larte te fese islame dhe te besimtareve te sinqerte myslimane ne te gjithe vendin. Ne faqen 2 te kesaj gazete, gazetarja Lindita Çela thote se kreu i komunitetit Mysliman, Selim Muça, nuk ka pranuar te komentoje largimin e zevendesit te tij, kur u pyet nga gazeta “Shekulli”. “Pa u takuar me Bledar Myftarin nuk kam ç’te them”, -pohoi mbreme Selim Muça. 145. E Marte, 20 shtator 2005 Gazeta Sot Kerkohet terroristi jordanez me shtetesi shqiptare, politike nga Jeannine Aversa, f:3. Ne kete shkrim autorja thote se administrata e Bushit u vu ne levizje dje, per te bllokuar financat e nje personi, qe pretendonte se punonte me Osama bin Laden dhe te tjere per t’i ofruar mbeshtetje rrjeteve terroriste ne Shqiperi. Departamenti Amerikan i Thesarit urdheroi bankat amerikane te ngrijne llogarite e mundshme bankare dhe asetet e tjera financiare, qe gjenden ne vend dhe qe i perkasin Abdyl Latif Saleh, i cili ka shtetesi jordaneze dhe shqiptare. Ky urdher ndalon gjithashtu amerikanet qe te bejne biznes me kete person. Ky departament mendon se, Bin Laden i ka dhene Saleh 600.000 dollare per ngritjen e grupeve ekstremiste ne Shqiperi. Gjithashtu besohet se “Saleh eshte i lidhur me grupe ne Shqiperi, qe kane lidhje me xhihadin islamik egjiptian, i cili eshte nje grup terrorist i lidhur me Al Kaeden”, - thane burime nga ky departament. “Saleh ka themeluar nje grup terrorist shqiptar te xhihadit, i cili ka qene financuar nga fondacioni “Al Haramain”, nje organizate bamirese islamike, e lidhur me Al Kaeden”,- u shprehen nga Departamenti i Thesarit. “Misioni i grupit xhihadist shqiptar ka qene te destabilizoje situaten e brendshme ne Shqiperi me ane te nxitjes se konflikteve ndermjet grupeve fetare ne vend”,- u shpreh Departamenti i Thesarit me ane te nje deklarate. “Al Haramain ka rekrutuar anetare nga kjo organizate, te cilen Saleh e ka ndihmuar ne menyre direkte”. 146. E Marte, 20 shtator 2005 Gazeta Korrieri Bin Laden 600 mije USD ne Shqiperi. Ngjarje dite nga Elton Metaj, f:3. Departamenti Amerikan i Thesarit deklaron se njeriu me i kerkuar ne bote ka financuar 600.000 dollare per te ngritur ne Shqiperi grupe ekstremiste, te cilat do te sherbenin per akte terroriste: “ Synonin konfliktet mes grupeve fetare”. Ne kete shkrim autori thote se faktet e fundit per lidhjet dhe interesin e miliarderit saudit me Shqiperine kane dale dje, kur Departamenti Amerika i Thesarit ka nxjerre nje urdher per pasurite e dr.Abdul Latif Saleh. Sipas Uashingtonit, Saleh ka qene i lidhur ngushte me Osama Bin Laden dhe eshte perzene nga Shqiperia, pas dyshimeve si anetar i “grupit radikal islamik Xhihad”. Me tej autori tregon Deklaraten e Departamentit Amerikan te Thesarit lidhur me atentatin ndaj ambasades Amerikane dhe arrestimet e gjashte personave ne vitin 1998, dy prej te cileve u denuan dhe u ekzekutuan ne Egjipt. Ne deshmine e tyre, keta individe mesohet te kene thene, referuar dosjes amerikane, se “ka qene Saleh i cili i ka ndihmuar te vinin ne Shqiperi”. Vazhdon shkrimi me nentitullin: Bllokimi i pasurive te “Al Haramain”. SHBA dhe Arabia Saudite kane nisur bllokimin e ketij fondacioni ne 5 shtete, perfshire edhe Shqiperine. Ky veprim eshte vleresuar si nje perpjekje e Mbreterise Saudite per te parandaluar kontributet per bamiresi te perdoren si burime per terrorizmin. Ne nentitullin tjeter autori shkruan: “Al Haramain” dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar. Amerikanet u referohen ne nje pjese te konsiderueshme edhe mardhenieve mes krereve myslimane ne Tirane, perfshire vrasjen e Salih Tivarit, Sekretar i Pergjithshem i KMSH-se. Nentitulli “Bin Laden, jo ne Shqiperi”, tregon se qeveria shqiptare ka deklaruar zyrtarisht ne fillim te ketij viti se Osama bin Laden nuk ka vizituar asnjehere Shqiperine, duke perseritur angazhimin e saj per te qene nje aleate e ngushte e SHBA-se ne luften ndaj terrorizmit. Keshtu eshte shprehur edhe ambasadori i atehershem shqiptar ne SHBA, Fatos Tarifa, ne nje leter per redaksine e te perditshmes prestigjoze “Uashington Post”. “Kjo genjeshter pergojon popullin shqiptar dhe qeverine e tij”,- ka shkruar diplomati shqiptar. 147. E Marte, 20 shtator 2005 Gazeta Ballkan Bledar Myftari: Mekatet e Komunitetit Mysliman. Kronike, f:6. Ky shkrim ben fjale per nenkryetarin e KMSH-se, i cili jep doreheqjen duke leshuar nje lume me akuza per korrupsion dhe intriga ne rradhet e drejtuesve te ketij komuniteti. Letra e doreheqjes se Myftarit permend nje sere motivesh dhe disa shkelje, qe sipas tij jane bere ne komunitet. Ato jane si me poshte : Pronat; sipas Myftarit, ky komunitet ka adoptuar skemen me te korruptuar te menaxhimit te pronave te trasheguara te bashkesise se besimtareve. Kjo akuze nuk behet per here te pare dhe eshte nje nga çeshtjet me te debatuara brenda komunitetit dhe nje konflikt qe ka bere buje dhe jashte tij. Intrigat; Myftari thote se Komuniteti Mysliman eshte kthyer ne nje çerdhe intrigash te uleta dhe nje qender qe cenon imazhin e larte te fese islame dhe te besimtareve te sinqerte ne te gjithe vendin. Kjo eshte nje nga arsyet e tij prej te cilave ai vendosi te largohet, pasi kerkon qe te ruaje te paster besimin e tij. Administrimi; akuzon kreret e komunitetit se kane lene ne gjendje te mjerueshme xhamite dhe se infrastruktura e ketij komuniteti po degjeneron fizikisht. Gjithashtu Myftari pohon se KMSH-ja ka demtuar rende interesat e arsimit islam ne vend, duke mbyllur sipas tij de facto Medresene e Tiranes. Ai denoncon faktin se komuniteti eshte ne krizen me te thelle te perfaqesimit dhe shume larg nga Islami. Perçarja; Myftari i ka cilesuar si vullnete negative ato qe e paraqesin islamin shqiptar si te perçare dhe per kete ai akuzon Komunitetin Mysliman, qe sipas tij i ka sherbyer ketyre vullneteve. 148. E Marte, 20 shtator 2005 Gazeta Zeri i Popullit Tjeter terrorist i Bin Laden me “shtetesi shqiptare “ firmosur nga Berisha. F:8 Ne kete shkrim eshte publikuar identifikimi qe ka bere Departamenti Amerikan i Thesarit per shtetasin Abdyl Latif Saleh, te cilit iu bllokuan asetet e tij nga ky departament per faktin se ky person ishte financues i terrorizmit nderkombetar dhe eshte I lidhur me rrjetin terrorist te bin Laden, Al Kaida. E veçanta qendron se ky person ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal ne Shqiperi, duke ngritur nje grup te Xhihadit Islamik ne Tirane. Kjo baze ka funksionuar me pas si lidhje me nje rrjet te gjere shoqatash joqeveritare te financuara nga Al Kaida. Njeheresh edhe si pritje-percjellje te individeve perberes te grupeve terroriste nderkombetare. Fakti I ri konfirmon se Dr. Abdyl Latif Saleh nuk gezon vetem nenshtetesine jordaneze, por edhe ate shqiptare. Kohe me pare, ish ambasadori amerikan ne Tirane, Jozef Limpreht konfirmoi se SHBA u shqetesua shume ne mes viteve ’90-te kur nje seri njerezish te identifikuar si anetare te rrjeteve islamike te terrorit, u pajisen me nenshtetesi shqiptare ne Tirane. Identifikimi i djeshem i Departamentit Amerikan te Thesarit jep edhe proven e pare te ketij akti te turpshem dhe te tmerrshem,-thote autori- qe autoritetet e Tiranes zyrtare ndermoren ne vitet ’95-’96, duke e kthyer kryeqytetin ne nje shtet te dyte per nje sere rrjetesh terroriste. 149. E Merkure, 21 shtator 2005 Gazeta Express Ilir Kulla: I dorehequri bashkepunon me ekstremistet islamike, kronike nga Klodian Lala, f:9. Ky shkrim akuzon Bledar Myftarin si bashkepunues me ekstremistet. “Myftari u bashkengjitet elementeve ekstremiste nga te cilet kam patur kercenime”, - u shpreh dje kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve, Ilir Kulla. Ndersa lidhur me akuzat qe ish-nenkryetari i KMSH-se ne Shqiperi, Bledar Myftari hedh ne drejtim te tij, Kulla tha se nuk ndjehet i akuzuar. “ E kam lexuar tekstin e doreheqjes se Myftarit dhe emri im nuk permendet konkretisht. Akuza e vetme qe me behet, eshte se une mbeshtes Selim Muçen. Por une bashkepunoj me te gjitha komunitetet, pasi kjo eshte puna ime”, vazhdoi me tej kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve. “Do te doja qe ai te vinte te perballej me mua per çfaredolloj akuze”, tha me tej ai. Persa i perket çeshtjes se arsimit fetar, Kulla sqaroi se ka qene vete Myftari ai qe e ka nenshkruar marreveshjen me Medresene. Sipas tij, ligji e percakton qe programi mesimor nuk ndryshon, nese nuk kalon tek Ministria e Arsimit. “Bledar Myftari ka qene nje nder personat e pare qe e ka nenshkruar marreveshjen”, tha Kulla. Ne kete shkrim permenden dhe disa nga konfliktet dhe akuzat e shumta qe kane ndodhur ne komunitetin Mysliman mes drejtuesve dhe imameve te xhamive. Keto mosmarreveshje nisen qe nga vrasja e ish-sekretarit te pergjithshem te komunitetit, Sali Tivarit. Keqmenaxhimi i pronave te komunitetit, perfshirje aktive ne fushen elektorale, demtimi i interesave te arsimit fetar, mungesa e vizionit, e profesionalizmit, mungesa e deshires per t’u sherbyer besimtareve, jane nga akuzat qe u drejtohen krereve te KMSH-se, e ne veçanti Selim Muçes. Abuzimet dhe mungesa e moralit ne kete komunitet, kane qene ne qender te konflikteve te shumta, te cilat duken se nuk kane fund. Po ne kete faqe eshte nje shkrim me titull: “Komuniteti: Akuzat e myftiut, vetem aludime.” Diten e djeshme mesohet se u zhvilluan mbledhje te jashtezakonshme ne te gjitha sferat e ketij Komuniteti. Shqyrtimet e akuzave te Myftarit u bene epiqendra e ketyre takimeve. Ne mbledhjet e djeshme mesohet se gjithçka u servir si aludime te nenkryetarit Myftari, qe sipas tij, akuza me e rende shkon ne drejtim te menaxhimit te pronave dhe abuzimit ne lidhje me arsimin. “Pres pergjigje nga kreret e Komunitetit” eshte nje nentitull ne te njejten faqe, ku tregon per Myftarin i cili dha doreheqjen dy dite me pare, duke e shoqeruar me nje sere akuzash te renda ndaj krereve te Komuniteti Mysliman. Disa prej tyre jane: 1. Keqmenaxhimi dhe administrimi i pronave te Komunitetit Mysliman. 2. Lidhje me politiken dhe perfshirja e kryetarit te Komunitetit Mysliman, Selim Muça dhe disa drejtuesve te tjere aktivisht ne fushaten elektorale politike. 3. Demtimi i interesave te arsimit fetar. Z. Myftari i kontaktuar nga gazeta “Express” tha se eshte ne pritje te pergjigjes se krereve te komunitetit. “Gjithçka do ta bej publike ne nje deklarate per shtyp nese eshte e nevojshme”, tha ai, duke mos dhene asnje koment. 150. E Merkure, 21 shtator 2005 Gazeta Korrieri Muça: Ne vendimet per pronat, eshte marre mendimi i Myftarit. Aktualitet nga Mirilda Tili, f:15. Ne kete shkrim publikohet deklarata e kryetarit te KMSH-se nga zedhenesi per shtyp i ketij komuniteti, Dorian Demeti, duke bere keshtu pergenjeshtrimin. Akuzat e ngritura nga Bledar Myftari, sipas deklarates, thuhet se “ish-nenkryetari i KMSH-se aludon dhe thekson, se menaxhimi pronave qe i perket komunitetit, kane adoptuar skemen me te korruptuar te menaxhimit te pronave, edhe para se ne krye te ketij komuniteti te vinte Selim Muça.” Deklarata e leshuar nga vete Selim Muça: “eshte e vertete se truallin ne “Lulishten 1 Maji” ne Durres, qysh ne vitin1997, i ishte dhene nje firme per ndertim, me nje perqindje te ulet, qe perfitonte Komuniteti Mysliman.” Nderkohe qe akuzes per pronat e tjera, kryetari i Komunitetit shprehet: “Trualli i Namazgjase ne Elbasan, trualli tek ish-Dhoma e tregtise ne Tirane, trualli tek ish-Medreseja e vjeter, prane kinema “Partizanit”, me te cilat ishin lidhur kontrata per ndertim dhe qe ishin jo te favorshme per komunitetin, une kam reaguar kunder tyre, madje kemi arritur deri ne gjykate.” Selim Muça tregon se proçedura qe ndiqet per marrjen e vendimeve, persa i perket trojeve qe i perkasin ketij komuniteti, kalon ne disa grupe pune, dhe behet objekt i nje shumice njerezish, dhe tregon se si ecen proçedura: Keshilli i Myftinise se rrethit jep mendim se ku ndodhet prona ne adrese te KMSH-se. Me pas, sekretaria e pergjithshme ia percjell mendimin drejtorise se Vakf-Investimeve te KM, i cili e studion propozimin. Komisioni i perbere prej 9 vetash, shqyrtojne kete propozim. Sipas Selim Muçes, ne shumicen e rasteve, ne mbledhjet e ketij komisioni, ka marre pjese edhe vete ish-nenkryetari, sidomos ne raste tenderash. Kjo sipas Muçes, jo me te drejte vote, por ne menyre konsultative. Nje nga pikat e tjera te proçedures, ne te cilen kalon vendimi per pronat e komunitetit, i kalon nje tjeter komisioni, nepermjet nje relacioni, tek kryesia e KMSH-se. Me pas, autorizohet avokati per perpilimin e kontrates. Dhe hapi i fundit, gjithmone sipas deklarates, eshte dhenia per zbatim e kesaj kontrate ne Myftinine perkatese. Akuza se gjuha zyrtare qe do te perdoret ne Medrese, do te jete gjuha turke dhe se kjo shkolle fetare do te kthehet ne kolegj, nga ana e Muçes jane quajtur spekulative dhe aspak te verteta. Propaganda politike, e ngritur si akuze nga ish nenkryetari, Bledar Myftari, Muça shprehet se nuk ka marre pjese kurre ne nje te tille. 151. E Merkure, 21 shtator 2005 Gazeta Korrieri Poçi: Si e perzume Saleh nga Shqiperia. Ngjarje dite nga Elton Metaj. F:3 Ish-ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi, rrefen veprimet qe çuan ne nxjerrjen jashte vendit te Abdul Latif Saleh, ne vitin 2000. Departamenti amerikan i Thesarit ka percaktuar, se Saleh ka marre 600 mije dollare nga Osama Bin Laden, per ngritjen e grupeve ekstremiste ne Shqiperi. Si e ndihmoi firma e Berishes per shtetesine shqiptare, terroristin e dyshuar. 152. E Enjte, 22 shtator 2005 Gazeta Tirana Observer “Zevendesi im te kthehet ne pune”! Aktualitet nga Dorina Topallaj dhe Armand Jonuzi, f:17. Kjo eshte nje interviste ku flet Selim Muça, kreu i Komunitetit Mysliman. Doreheqja e nenkryetarit te Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari dhe akuzat qe ai ka hedhur, e kane tronditur nga themelet kete institucion. Selim Muça rrefen si e mori letren e doreheqjes se nenkryetarit Bledar Myftari. Une isha ne zyre ne nje takim me disa persona, kur Bledar Myftari erdhi dhe me tha: “Une po iki”. Pasi me la ne dore nje zarf, iku. Kur fillova ta lexoj, u befasova shume, nga ato qe ishin shkruar dhe nga veprimi i atij djali. Per mua doreheqja eshte nje akt qytetar dhe njeriu e jep ate kur ka nje arsye. Por ai nuk kishte arsye ta bente kete dhe prandaj nuk di si ta quaj kete veprim te tij. Akuzat qe ai ka hedhur kundrejt meje dhe institucionit qe une drejtoj jane krejt te pabaza. Nuk e kuptoj fare veprimin e tij, kur ne te gjitha rastet qe ai me ka akuzuar ka qene vete pjesemarres ne vendimmarrje. Si per problemin e perdorimit te tokave, apo me dhenien me qira te tyre, te cilat jane ne pronesi te Komunitetit Mysliman, ai e ka mbikqyrur vete dhe ka dhene mendimet e tij. Ai ka qene pjesmarres edhe ne vendimin e marre se bashku per dhenien e shkolles se Medresese, turqve. Pra çdo akuze e ngritur nga nenkryetari Bledar Myftari eshte shpifje dhe ai e di vete pse e ka bere kete veprim. Pyetjes, se Myftari ju ka akuzuar se keni lidhje te forta me z.Ilir Kulla dhe se ju jeni takuar me te, nje dite pas doreheqjes se Myftarit, cili ishte objekti juaj i takimit, Muça iu pergjigj: Posti i Ilir Kulles e lejon ate dhe mua qe te takohemi shpeshhere. Por kjo s’do te thote qe ne te dy te kemi ndonje lidhje tjeter perveç atyre institucionale. Ai takohet me mua ashtu siç takohet edhe me kreret e tjere dhe Komuniteti yne ka shume marredhenie te mira me te. Pyetjes se çfare do te behet per zevendesimin e postit te nenkryetarit Muça iu pergjigj: Une si kryetar kam kompetence te plote qe te emeroj nje nenkryetar te ri. Por kete hap une nuk do e marr tani per tani, pasi dua t’i le hapesire Bledarit qe te kthehet. Ne qofte se ai e ka kuptuar gabimin dhe kerkon falje, vendi i tij eshte aty edhe zyra eshte ashtu siç e ka lene. Une e kam vleresuar shume ate djale dhe veprimin e tij e quaj te nxituar. Ne fakt, ky eshte mendimi im personal, pasi per kete duhet marre nje vendim nga kryesia. 153. E Premte, 23 shtator 2005 Gazeta Tirana Observer “Nuk kthehem më në Komunitetin Mysliman”. Aktualitet nga Dorina Topallaj dhe Armand Jonuzi, f:10. Ky shkrim tregon per reagimin e Bledar Myftarit, ish-nenkryetari i KMSH-se, i cili refuzon ftesen e Selim Muçes dhe per akuzen qe ka bere Myftinia e Elbasanit, ndaj kryetarit te Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ne Kryeministri. Pas njohjes me deklaraten e kryetarit Selim Muça, Myftari deklaroi: “Nuk kam ndermend te kthehem serish ne vendin e punes ku dhashe doreheqjen”. Myslimanet e Elbasanit akuzojne z.Ilir Kulla, se ka tradhetuar interesat e myslimaneve shqiptare dhe se eshte nje njeri i manipuluar nga politika. Pas kesaj edhe Myftinia e Elbasanit ka reaguar, duke mbajtur nje qendrim te prere ndaj perfaqesuesit te larte mysliman. Kryetari i nderit i xhamise Mbretdhe anetari i Myftinise Elbasan, haxhi Faik Çota, u shpreh se deklarimet e Ilir Kulles jane ne kundershtim me interesat e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai e ka cilesuar ate si nje teolog te deshtuar, te manipuluar nga politika qe ka shkelur Kushtetuten e Shqiperise. Haxhi Faik Cota e ka akuzuar Kullen se ka qene pjese e takimeve ne Kondove e Pogradec me Ali Mehmetin. “ Do ishte mire qe Ilir Kulla te merrej me çeshtjet e kthimit te pronavete myslimaneve dhe jo te demtoje fshehurazi interesat e myslimaneve shqiptare. Ne nuk na duhen me emra, por njerez qe japin kontribut konkret”, u shpreh Faik Çota. Çota shtoi se Kulla eshte nje hije e zeze per myslimanet, pasi nen hunden e tij, myslimane te ndershem kane perfunduar ne polici. 154. E Premte, 23 Shtator 2005 Gazeta Express “Ilir Kullen do ta heqim sipas Sheriatit Mysliman”. Kronike nga Florenc Bakillari, f:16. Ne kete shkrim autori tregon se Kryetari i nderit te “Xhamise Mbret” ne Elbasan, Faik Çota kercenon kreun e Komitetit te Kulteve.Pas disa telefonatave anonime dhe kercenimeve indirekte, diten e djeshme, Kulles i eshte bere e ditur se ne qofte se nuk do te largohet, ai do t’i nenshtrohet ligjeve te Sheriatit. Faik Çota ne prani te myftiut te Elbasanit, Agim Duka, ka lexuar nje deklarate per shtyp, ku ne qender te vemendjes ka qene Ilir Kulla. Çota e ka akuzuar Kullen se eshte personi qe po perçan Komunitetin Mysliman dhe ne qofte se shteti nuk do te nderhyje per ta larguar nga posti qe mban, do te jene vete myslimanet qe do te veprojne sipas ligjit te Sheriatit. Nje tjeter akuze e ngritur ne adrese te Kulles, eshte perfshirja e ketij te fundit ne çeshtjen e kthimit te pronave te KMSH-se. Sipas Çotes, ka qene pikerisht Kulla ai qe ka penguar kete proçes me manovrat e tij. Fjalen e Çotes e ka mbeshtetur dhe Duka. Deklarata e krereve te Elbasanit,- vashdon autori,- vjen vetem pak dite pas doreheqjes se nenkryetarit te KMSH-se, Bledar Myftarit. Edhe ky i fundit adresoi ne drejtim te Kulles disa akuza. Ndersa nga an e tij, Kulla e etikoi Myftarin si nje njeri qe qendron shume prane ekstremisteve islamike. 155. E Shtune, 24 Shtator 2005 Gazeta Korrieri Kulla jep doreheqjen: Myftiu i Elbasanit me beri shantazh. Aktualitet, f:10. Kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve, jep doreheqjen nga kjo detyre. Gjate nje interviste per nje televizion lokal, dhene pak minuta pas doreheqjes, Kulla tha se “ky akt vjen si shkak i akuzave te Myftinise se Elbasanit ndaj tij”. “Myftiu i Elbasanit ka bere shantazh ndaj meje. Me sulmojne qarqe qe sulmuan edhe Sali Tivarin, ish-sekretarin e Pergjithshem te Komunitetit Mysliman”, shpjegoi Kulla. Sipas te cilit, “problemet ne KMSh jane majisur keq”, duke permendur edhe skandalin me te fundit, kur nje anetar i Al-Kaedes ka perfituar nenshtetesine shqiptare. Drejtuesit e Myftinise se Elbasanit kane thene se nese ai (Ilir Kulla) nuk do te pergjigjet perpara ligjeve te shtetit shqiptar, do te pergjigjet perpara ligjeve te Kuranit, duke kerkuar me kembengulje doreheqjen e tij nga kreu i Komitetit te Kulteve. Ne shkrim thuhet se kjo kerkese erdhi pas qendrimit publikqe ka mbajtur Kulla, i cili e cilesoi nenkryetarin e dorehequr te KM, Bledar Myftarin, po aq te implikuar ne korrupsion, sa edhe ata qe ky i fundit akuzoi. Kryetari i Nderit ne Xhamine e Elbasanit, Faik Çota, e ka akuzuar Kullen si perçares. “Çeshtjet tona te brendshme i zgjidhim vete”, ka thene ai, sipas te cilit “kreu i Kulteve duhej te kishte nderhyre per te ndihmuar ne kthimin e pronave te shumta te Komunitetit Mysliman”. 156. E Shtune, 24 Shtator 2005 Gazeta Panorama Jep doreheqjen kreu i kulteve. Aktualitet nga Trashgim Sokolaj, f:17. Ky shkrim ben fjale per doreheqjen e kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve, Ilir Kullen. Vetem pak kohe pasi kishte shpallur vendimin, Kulla u shpreh se doreheqja e tij vjen si pasoje e akuzave dhe presioneve qe myftinia e Elbasanit ka bere ndaj tij. “Myftiu i Elbasanit ka bere shantazh ndaj meje. Po me sulmojne qarqe qe sulmuan edhe Salih Tivarin, ish-sekretarin e Pergjithshem te Komitetit Mysliman”, eshte shprehur Kulla. Ne sqarimin e tij rreth doreheqjes, Kulla permendi skandalin e pajisjes me shtetesi shqiptare te nje anetari te Al Kaedes. “Shtetasit e huaj jane makinacione ne KomitetinMysliman”, tha ish-kreu i Komitetit te Kulteve. Kryetari i nderit ne Xhamine e Elbasanit, Faik Çota, e ka akuzuar Ilir Kullen si perçares. “Çeshtjet tona te brendshme i zgjidhim vete”, ka thene Çota. Sipas tij Kulla duhej te kishte nderhyre per te ndihmuar ne kthimin e pronave te shumta te Komitetit Mysliman”. “Une mund te pranoj vullnetin politik, por jo shantazhet. Brenda Komitetit Mysliman veprojne qarqe te erreta te cilat duhet ta ndjejne veten pergjegjes per ngjarjet qe kane ndodhur brenda Komitetit Mysliman ne te shkuaren e afert”, keshtu u shpreh Ilir Kulla. Tre dite me pare se te jepte doreheqjen, Kulla ka qene ne qender te nje konference per shtyp te mbajtur nga drejtuesit e Myftinise se Elbasanit. “Ne rast se Ilir Kulla nuk do te pergjigjet perpara ligjeve te shtetit shqiptar, ai do te pergjigjet perpara ligjeve te Kuranit”, jane shprehur drejtuesit e Myftinise se Elbasanit. Ata kane kerkuar doreheqjen e Kulles nga posti i drejtuesitte Komitetit te Kulteve. Kerkesa e Myftinise se Elbasanit erdhi si pasoje e qendrimit publik qe ai mbajti duke e cilesuar nenkryetarin e dorehequr te Komitetit Mysliman, Bledar Myftarin, po aq te implikuar ne korrupsion, sa edhe personat te cilet ai akuzon. Pas largimit nga detyra e nenkryetarit te Komunitetit Mysliman, Bledar Myftari ka akuzuar drejtuesit e institucionit per abuzime me detyren ndersa komunitetin e ka cilesuar si nje “çerdhe intrigash”. 157. E Shtune, 24 Shtator 2005 Gazeta Metropol Kulla jep doreheqjen pas kercenimit. Kronike nga Basir Çollaku, f:8. Nje interviste e gazetarit Çollaku me z.Ilir Kulla, pasi dha doreheqjen na posti i kryetarit te Kulteve. Keni dhene doreheqjen? Ne nje situate te tille nuk mund te beja gje tjeter. Ka njerez, qofshin te fese, qe kercenojne hapur, publikisht, zyrtare te larte te institucioneve te shtetit dhe kjo eshte nje shenje jo e mire per shtetin. Kush e ka bere kercenimin? Myftiu i Elbasanit e ka bere kete gje hapur ne media dhe nuk ka pretenduar te ruhet nga nje veprim i tille. Ndonese une nuk po beja nje pune private, por isha perfaqesues i nje shteti. Ka pak rendesi se kush eshte emri i drejtuesit te asaj zyre, nga eshte ai, i majte, i djathte, nga Jugu apo Veriu, i çfare besimi fetar eshte, kjo nuk i tjeterson problemet. Ke pasur probleme me Komunitetin Mysliman? Problemet me KMSH-ne nuk kane nisur kur kam marre drejtimin e zyres, apo do te shuhen me largimin tim nga kjo zyre. Ato jane te trasheguara dhe do te kete serish probleme. Kulmi, sigurisht qe vijon me kercenimin per jeten, qe injorohen shtetet e kerkojne qe te veprojne me zyrtaret sipa ligjeve te Sheriatit. Ju eshte ofruar mbrojtje nga policia? Po, menjehere sapo eshte publikuar kercenimi dhe une kam deklaruar doreheqjen, policia e Tiranes me ka ofruar mbrojtje dhe per kete u jam mirenjohes dhe i falenderoj. Ne kete kontekst falenderoj dhe kryeministrat Nano dhe Berisha, me te cilet une kam punuar. 158. E Shtune, 24 Shtator 2005 Gazeta Tirana Observer “Shtetas te huaj nderhyjne ne Komunitetin Mysliman”. Aktualitet, f:15. Ky shkrim flet per kreun e Komitetit te Kulteve, Ilir Kullen, i cili pretendon se qarqe te caktuara qe punojne ne organizata dhe ambasada te huaja, nderhyjne ne Komunitetin Mysliman. Kete ka thene Kulla dje, fill pas doreheqjes se tij. Sipas tij, persona te huaj qe punojne si perkthyes ne ambasada, ndikojne per interesat e tyre, myftini te caktuara ne Shqiperi. Kulla paralajmeroi qeverine e re, qe te merret me kete çeshtje dhe se ai vete, personalisht, nese ia kerkojne do te jete gati per te dhene ndihmen e tij. “Une i kam te gjitha materialet te dokumentuara dhe nese qeveria do te kerkoje ndihmen time, do te jem i gatshem”, tha Kulla, pasi deklaroi zyrtarisht largimin nga puna. Kreu shqiptar i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, dha doreheqjen pas akuzave te myftinise se Elbasanit. “Kulla eshte nje teolog i deshtuar, i manipuluar nga politika qe ka shkelur Kushtetuten e Shqiperise. Ai tradhtoi interesat e myslimaneve shqiptare”, ka thene dy dite me pare, kryetari i nderit se xhamise “Mbret” dhe anetar i myftinise Elbasan, haxhi Faik Çota. Nderkohe po ne te njejten linje eshte shprehur edhe myftiu i Elbasanit, Agim Duka. 159. E Shtune, 24 Shtator 2005 Gazeta Ballkan Shyqyri Rreli: Pronat, Kryesia te zbardhe akuzat e Myftarit. Sociale. F:10. Nje interviste ku Shyqyri Rreli, anetar i Myftinise se Tiranes, ka deklaruar dje per gazeten Ballkan se eshte ne nderin e kryesise qe te ballafaqoje sa me pare pretendimet e Myftarit me faktet. Myftari akuzon drejtuesit e Komunitetit duke u shprehur se:”Komuniteti sot eshte ne nje krize te rende perfaqesimi, krize te rende korrupsioni dhe eshte kthyer ne nje çerdhe intrigash”. Ky ka qene thelbi i akuzave te ish-nenkryetarit te KMSH-se, i cili dha doreheqjen tri dite me pare. Si e konsideroni situaten e krijuar pas akuzave te nenkryetarit Myftari ndaj kryesise se Komunitetit? Eshte nje situate shume e rende. Kjo edhe per arsyen se Komuniteti ka anashkaluar kerkesen e Keshillit te Tiranes per te verifikuar menaxhimin e pronave. Kjo ka krijuar re te medha dyshimi, te cilat, erdhen dhe u agravuan me doreheqjen e Myftarit. Ne si keshill nuk jemi dakord me terheqjen e tij, pasi keshtu rrezikon qe problemi te mos zgjidhet. Ne deshirojme qe te kete nje ballafaqim real te te gjitha paleve. Ne fakt, ka probleme me pronat? Nuk dua te paragjykoj pa u ballafaquar. Por fakti qe kryesia e Komunitetit zvarrit prej tete muajsh dhenien e dokumentacionit per Komisionin e Transparences, per te verifikuar ate qe ka ndodhur me pronat, na ben te dyshojme se ne akuzat e nenkryetarit Myftari ka te verteta. A keni diskutuar me Myftarin? Ne i kemi kerkuar qe ai te mos ike, por te ballafaqohet. Por prej tij kemi mesuar se ai e ka te pamundur t’i zbardhe keto akuza brenda kryesise dhe terheqjen e tij e shikon si mundesine e vetme per te bere publike ate qe po ndodh me pronat dhe menyren e drejtimit ne kete institucion. Ne kerkojme te jemi te pranishem ne nje ballafaqim ku te dale e verteta, sado e hidhur te jete ajo. A e demton kjo ngjarje reputacionin e Komunitetit, duke patur parasysh qe shumica e konflikteve deri sot kane qene te lidhura me pronat, me akuza per vjedhjet dhe shperdorime? Duhet pranuar se kjo situate e demton rende kete institucion, qe pikesepari eshte nje institucion me rendesi shpirterore per besimtaret. Madje, Komuniteti Mysliman si perfaqesues i pjeses me te madhe te shqiptareve per çeshtjet e besimit, duhet te ishte nje institucion qe duhej te kontribonte ne permiresimin e jetes se shqiptareve. Por, per hire te vertetes, ndaj myslimaneve pronat nuk jane dhene, nderkohe qe ata kane drejtuar e kane menaxhuar shume keq situaten. Si e shikoni zgjidhjen? Ne e kemi ne menyre urgjente qe te gjenden rruget, qe kjo situate te zbardhet. Perndryshe, pergjegjësit aktuale duhet te largohen sa me pare per t’i hapur rrugen njerezve te ndershem dhe te afte. Komuniteti nuk eshte nje ndermarrje por nje institucion i rendesishem shpirteror qe nuk mund te nëpërkëmbet perj disa zyrtareveqe nuk arrijne te behen perfaqesueste vlerave. Ne kete shkrim tregohet per mbledhjen e djeshme te kryesise se Komunitetit Mysliman. E mbledhur per t’u ballafaquar me akuzat e Myftarit, kryesia nuk ka arritur te mbaje asnje qendrim. Sipas burimeve nga kjo mbledhje, behet e ditur se eshte kerkuar qe Myftari te jete i pranishem. “ Ai kerkoi pranine e komisionit te transparences, Keshillit te Myftinise dhe medias. Nje kerkese e tille nuk u mor parasysh, keshtu qe mbledhja nuk arriti te merrte asnje vendim apo te mbante nje qendrim”, thane dje burimet nga mbledhja. 160. E Diele, 25 Shtator 2005 Gazeta Panorama Forumi Mysliman: Ja pse u politizua Komuniteti yne. Aktualitet nga Trashgim Sokolaj, f:10. Ne kete shkrim FMSH (Forumi Mysliman Shqiptar) leshon akuza te forta ne adrese te ish-kreut te Komitetit Shteteror te Kulteve, Ilir Kulla, i cili dha doreheqjen vetem dy dite me pare. FMSH e akuzon Ilir Kullen se pasi ka bere gjithe ate katrahure, ndryshe nga paraardhesit e tij (si Halil Lalaj, Fatri Sinani, Bardhyl Fico etj), Ilir Kulla i ben thirrje qeverise qe te rregulloje demet qe ai vete i ka shkaktuar. Rezultat direkt i veprimtarise intrigante dhe shpifese te Ilir Kulles jane ngjarjet tronditese per Bashkesine Islame, te arrestimit te imamëve (udheheqesve ne fe) te Tiranes gjate muajit qershor 2005 dhe perpjekjet e tij per t’i paraqitur ata ne shtyp si terroriste dhe bandite, vetem pse ata guxuan te denoncojne veprimtarine jo korrekte te kryetarit te Komunitetit Mysliman, Selim Muça, i cili nen presionet e Ilir Kulles devijoi misionin e institucionit te tij per hir te pazareve ne dobi te Partise Socialiste. Sipas deklarates se FMSH-se, Ilir Kulla me veprimtarine e tij kembengulese ne nderhyrjet ne çeshtjet e Komunitetit Mysliman ka cenuar rende sovranitetin e ketij institucioni dhe ne te njejten kohe ka shkelur karakterin laik te shtetit shqiptar te garantuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe rolin dhe imazhin e Komitetit Shteteror te Kulteve, detyra e te cilit eshte ruajtja e harmonise fetarene vend dhe pavaresise se institucioneve fetare. “FMSh-ja nuk çuditet aspak persa i perket sulmeve qe ben Ilir Kulla kunder njerezve me te ndershem e te perkushtuar te kryesise se KMSH-se siç eshte nenkryetari i ketij institucioni dhe myftiu i Tiranes, Bledar Myftari”, thuhet ne deklarate. Sipas saj, kjo tregon se personat e sulmuar duket se kane refuzuar bashkepunimin dhe kthimin ne njerez te interesave politike te Ilir Kulle. Me ane te komunikates per shtyp, Forumi Mysliman Shqiptar i apelon kryeministritBerisha qe ne emerimin e kryetarit te ri te Komitetit te Kulteve te tregoje nje kujdes te veçante, duke patur parasysh pasojat e krizes se rende qe Ilir Kulla i ka shkaktuar Bashkesise Islame te Shqiperise, duke nxitur perçarjen ne mesin e saj. Ne te njejten kohe ne i apelojme institucioneve pergjegjese te shtetit shqiptar qe te nisin nje proces hetimor ndaj aferave dhe veprimtarise se dyshimte te Ilir Kulles gjate sherbimit ne postin e kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve. Po ne kete faqe eshte nje shkrim me titull: Kulla, une ambasador i paqes. Ne kete shkrim thuhet se Kulla reagon ndaj akuzave qe i jane bere. Me ane te nje linje telefonike ai tha:- “shpresoj qe maxhoranca e re politike qe drejton Shqiperine dhe kryeministrite distancohen nga ekstremizmi i formave te ndryshme, i cili interesat apo veprimtarine e vet ekstreme kerkon t’i mbuloje me zgjedhjet e 3 korrikut. Une kam deklaruar se jam i hapur per çdo verifikim te veprimtarise time 9-mujore...” Ne momentin e bisedes ai ndodhej ne aeroportin e Budapestit per te marre pjese ne nje konference nderkombetare. Sipas Kulles, ne kete aktivitet ai do te marre titullin “Ambasador nderkombetar i Paqes” nga qendra Nderfetare per Paqen ne Bote me seli ne Nju Jork. “me kete titull une nderoj veten time, familjen dhe Shqiperine dhe ky besoj se eshte gjykimi per punen time”, nenvizoi ish-kryetari i Komitetit Shteteror te kulteve. 161. E Diele, 25 Shtator 2005 Gazeta Tirana Observer Nderhyrjet e politikes ne Komunitetin Mysliman. Aktualitet nga Artan Leka, f:4. Ky shkrim eshte nje interviste drejtuar myftiut te Elbasanit, Agim Duka, per gazeten “Tirana Observer”. Ai reagon pas doreheqjes se kreut te kulteve, Ilir Kulla, duke thene: “Ne si myftini e shikojme kete veprim te tij, si nje element per te marre nje post me te mire”, duke e ftuar Kullen, per te punuar si hoxhe ne Elbasan. Pyetjes, se a eshte e vertete qe Myftinia Elbasan ka kercenuar kryetarin e Komitetit te kulteve ne Kryeministri, Ilir Kullen, ai u pergjigj: Deklarimet tona jane bere publike ne disa media dhe kush te doje le t’i verifikoje. Ish-kreu i Komitetit te Kulteve e ka motivuar doreheqjen e tij me kercenimet qe i jane bere nga myftinia e ketij rrethi. Une dhe institucioni i Myftinise ne Elbasan i kerkojme Ilir Kulles, qe te faktoje kercenimet qe i kemi bere, ndryshe ne jemi te detyruar ta padisim ate per shpifje. Pse pikerisht Myftinia Elbasan pati perplasje dhe beri akuza publike ndaj figures se kreut te Kulteve? Z.Ilir Kulla ka perfaqesuar nje instance te varur nga Keshilli i Ministrave. Detyra e tij ka qene te koordinoje me Kushtetute marrdheniet shtet-fe. I kujtojme z.Ilir, se me pare kete detyre e kane kryer figura te nderuara te Komunitetit Mysliman, te cilet nuk e perdoren kurre kete post per karriere. Ne nuk kemi verejtje ndaj institucionit, por shprehim rezervat tona ndaj politizimit me dashje qe iu be ketij institucioni per te tere komunitetet fetare. Pse keni permendur Kondoven ne deklarimet e meparshme. Ç’lidhje ka kjo me Kullen? Per vete faktin se takimi i Kondoves u organizua nga dy lidere potenciale politike. Takimi u zhvillua me qellim qe ne Shqiperi te luhet karta e islamizmit ekstrem. Shume politikane te nderuar kane dhene mendimet e veta per kete takim sikurse edhe Arber Xhaferri. Ne kete prizem, ne si myftini nuk mund te qendrojme indiferente ndaj Kulles, kur ai shprehet se ne KMSH ka qarqe te erreta. Nese vertete ne KMSH ka qarqe te tilla, Kulla duhej te mbante qendrim me pare dhe t’i drejtohej organeve te prokurorise. Cili eshte mendimi juaj, a ka pasur nderhyrje ne punet e brendshme te KMSH-se? Ne shume raste, ndryshe nga komunitetet e tjera fetare, KMSH-ja eshte fokusuar ne syte e Ilir Kulles. Deklarimet e tij ne nje media private per arsyet e doreheqjes se nenkryetarit dhe akuzat ndaj kryesise, i komentoi si pjese e korrupsionit te perbashket. Mjafton fjala korrupsion qe ai te largohet me vrap nga Komiteti i Kulteve, sepse keshtu ai behet pale me njerezit qe duan te njollosin islamin. Shkelja me flagrante eshte akuza publike qe ai u ben ambasadave te huaja, sikur ato ndikojne ne çeshtjet fetare ne Shqiperi. Pare ne kete prizem, ai merr rolin e organeve kompetente si SHISH-i, Ministria e Brendshme, prokuroria etj. A ka lidhje e gjithe kjo histori me te ndjerin Sali Tivari? Ne mendojme se zbardhja e ketij fakti perben nje element paresor per besimin mysliman shqiptar dhe per kete kerkojme nga te gjitha institucionet shteterore qe ta zgjidhin sa me shpejt kete enigme. Moszgjidhja e çeshtjes “Tivari” eshte nje ogur i zi per KMSH-ne. Prandaj e quajme paturpesi qe z.Kulla e motivon duke shpifur me pa te drejte doreheqjen e tij. Akuzoheni nga Ilir Kulla se keni ndihmuar shtetas arabe qe te perfitojne leje qendrimi ne Shqiperi, sa eshte e vertete kjo? Ne jemi hallka e fundit e ketij procesi. Nese nje shtetas i huaj kerkon te ushtroje aktivitet ne Shqiperi, ai duhet te pajiset me dokumenta nga institucione te tjera para nesh. Pra, pasi kane perfunduar te gjitha proçedurat, ata paraqiten te ne ku marrin nje vertetim per ushtrimin e aktivitetit. Ne kemi ndjekur hapat ligjore ne kete drejtim. 162. E Hene, 26 Shtator 2005 Gazeta Metropol Fatos Klosi: Ne Shqiperi mund te kete ende terroriste. Kronike, f:6. Ky shkrim ben fjale per deklaraten e ish-kreut te SHISH-it ne nje televizion privat, i cili theksoi se gjate viteve te fundit nga Shqiperia jane debuar mjaft persona te dyshuar per lidhje te tyre me terrorizmin, por nuk ka kundershtuar mundesine e ekzistences se eksponenteve te terrorizmit ne vendin tone. Me poshte ne kete shkrim jepen disa te dhena per Abdyl Latif Saleh dhe aktivitetin e tij ne Shqiperi. Ne nje seminar te zhvilluar disa jave me pare ne Prokurorine e Pergjithshme per Luften Kunder Krimit Financiar dhe Pastrimit te Parave, ku kane marre pjese hetues shqiptare dhe misionare te drejtesise amerikane ne vendin tone, Sollaku ka theksuar se: “ndonese Shqiperia nuk eshte nje nga vendet qe ka lidhje historike me terrorizmin, mungesa e eksperiences, e shkalles se njohjes se tij dhe moszbatimi i plote i kuadrit ligjor, krijojne terren te pershtatshem, qe organizata kriminale me investime ne dukje te ligjshme, te shfrytezojne vendin tone si baze per financimin e terrorizmit”. Ai shtoi se terrorizmi operon ne emra anonime. Me tej permenden emrat e disa personave qe kerkoheshin ne Shqiperi per lidhje me terrorizmin. 163. E Hene, 26 Shtator 2005 Gazeta Korrieri Mesazhe tolerance ne 10-vjetorin e “Bijave te Krishtit Mbret”. Kulture, f:17. Ne kete shkrim perfaqesues te komuniteteve fetare, bektashi dhe orthodoks, kane percjelle mesazhe tolerance ne inagurimin e shkolles 9 vjeçare “Xhusepe Gras”, e cila mbeshtetet nga misioni katolik “Bijat e Krishtit Mbret”. Kjo ceremoni eshte gershetuar edhe me nje aktivitet tjeter, ate te 10 vjetorit te çeljes se ketij misioni ne qytetin e Gjirokastres. Nje nga mesazhet e Sheh Hysen Ali Hormova ishte: “Ne si religjion na bashkojne mjaft qellime, mbi te gjitha edukimi i shpirtit te njeriut. Ne disa religjone ka deformime te mesimeve te shenjta, por shpresojme qe mesimet e Jezusit dhe Muhamedit te jene te perbashketa per te gjithe popujt, per nje paqe dhe lumturi te perjetshme. Ne distancohemi nga te gjitha ato pseudoreligjone, pseudosekte te improvizuara qe e kanalizojne dhe e fusin njeriun ne nje rruge te keqe dhe te shtrember se gjoja rinjgjallja do te jete e tille, qe te vdese sot dhe te ngjallem neser, duke nxitur keshtu numrin e vetvrasjeve ne rradhet e te rinjve. 164. E Marte, 27 Shtator 2005 Gazeta Sot Komuniteti Mysliman “jorgan” politik. Koment & Analize nga Olsi Jazexhi. F:11. Ky shkrim analizon dhe komenton lidhjet e politikes dhe veçanerisht intrigat e Nanos me strukturat e Komunitetit Mysliman. Autori thote se lidhjet e politikes me Komunitetin Mysliman u vertetuan boterisht perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005, kur kryetari i KMSH-se, i cili eshte mik familjar i Nanos, u akuzua per berjen politike, per hir te qeverise socialiste. Emerimi nga Nano, i djalit te kryetarit te KMSH-se Ermal Muça, si konsull i Shqiperise ne Stamboll, edhe pse nuk kishte kaluar kohen e duhur ne MPJ per te punuar ne sherbim diplomatik, tregojne qarte nje nga shume afera korruptive, qe regjimi Nano ka bere me kreret e Bashkesise Islame per te fituar mbeshtetjen e tyre ne politike... Ne fund te ketij shkrimi autori thote: Tani qe Nano eshte rrezuar, dikush pyet veten, nese intrigat e te kaluares socialiste do te vazhdojne te mbijetojne ende ne strukturat e Komunitetit Mysliman apo ndoshta koha ka ardhur, qe edhe besimtaret myslimane te Shqiperise te kene nje institucion, me te cilin mund te mburrewn dhe te gjejne drejtimin e duhur? 165. E Merkure, 28 Shtator 2005 Gazeta Rimekembja Forumi mysliman i Shqiperise; Deklarate per shtyp. F:2. Rezultat direkt i veprimtarise intrigante dhe shpifese te Ilir Kulles jane ngjarjet tronditese per Bashkesine Islame, te arrestimit te imameve (udheheqesve ne fe) te Tiranes gjate muajit Qershor 2005 dhe perpjekjet e tij per t’i paraqitur ata ne shtyp si terroriste dhe bandite, vetem pse ata guxuan te denoncojne veprimtarine jo korrekte te kryetarit te Komunitetit Musliman, z. Selim Muça i cili nen presionet e Ilir Kulles, devijoi misionin e institucionit te tij, per hir te pazareve ne dobi te Partise Socialiste. Ilir Kulla me veprimtarine e tij kembengulese ne nderhyrjet ne çeshtjet e Komunitetit Musliman, ka cenuar rende sovranitetit e ketij institucioni dhe ne te njejten kohe ka shkelur karakterin laik te shtetit shqiptar te garantuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe rolin dhe imazhin e Komitetit Shteteror te Kulteve, detyre e te cilit eshte ruajtja e harmonise fetare ne vend dhe pavaresise se institucioneve fetare. Nuk eshte per t’u çuditur qe sulmet e tij, jane drejtuar kunder njerezve me te ndershem e te perkushtuar te kryesise se Komunitetit Musliman, siç eshte nenkryetari i ketij institucioni, dhe myftiu i Tiranes, Bledar Myftari. Kjo tregon se personat e sulmuar, duket te kene refuzuar bashkepunimin dhe kthimin ne njerez te interesave politike te Ilir Kulles. I apelojme kryeministrit Berisha, qe ne emerimin e kryetarit te ri te Komitetit te Kulteve te tregoje nje kujdes te veçante, duke patur parasysh pasojat e krizes se rende qe Ilir Kulla i ka shkaktuar Bashkesise Islame te Shqiperise, duke nxitur perçarjen ne mesin e saj. Ne te njejten kohe ne i apelojme institucioneve pergjegjese te shtetit shqiptar qe te nisin nje proçes hetimor ndaj aferave dhe veprimtarise se dyshimte te Ilir Kulles gjate sherbimit ne postin e Kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve. 166. E Merkure, 28 Shtator 2005 Gazeta Rimekembja Zararet e Ilir Kulles. Nga Olsi Jazexhi, f:8. Ky shkrim na jep nje rezyme te figures se Ilir Kulles, autori shkruan ne fillim mbi origjinen e Ilir Kulles e me tej vijon me pjesmarrjen e tij ne politike si keshilltar per presidentin Mejdani, Moisiun, Ilir Meten dhe ne te njejte kohe ka qendruar gjithnje prane Karlo Bolinos dhe “miqve italiane” te Shqiperise. Perveç kesaj, Ilir Kulla ka sherbyer shpesh edhe si korrier i politikes shqiptare me Kosoven, te cilen ai e njeh mire, qe nga koha kur sherbeu per Italine, dhe me kete grup CV-she ka arritur te njihet mire ne qarqet politike ne Shqiperi,- thote autori. Me tej autori tregon lojen e Ilir Kulles me Partine Islamike, gjate qeverisjes te zotit Nano, nepermjet asaj Kulla kerkonte: fame , pushtet dhe lavdi. Por kjo loje atij nuk i mjaftoi per t’i dhene ate qe ai kerkonte. Fatos Nano instruktoi hafijet e tij neper Tirane qe kjo parti te sabotohej dhe te mbahej nen vezhgim te vazhdueshem. Ilir Kulla me gjithe konsideraten e marre, duket sikur nuk arriti ate qe deshironte dhe per kete arsye, kur ne Irak u morren peng dy punetore italiane, te quajtura Simonat, Ilir Kulla duke patur mbeshtetjen e miqve te tij te vjeter ne Itali, shkoi sebashku me kryetarin e Partise “Islamike” te Shqiperise drejt Damaskut ku mesa thuhet, takuan myftiun e Sirise dhe hengren disa hurma arabie. Edhe pse gjate qendrimit ne Damask, Kulla me Shaqirin tregohet te kene kaluar disa raunde boksi me njeri tjetrin, si perfundim çka ata bene ishte nje vrime ne uje. Megjithate Karlo Bolino vajtjen e mercenarit te tyre shqiptar ne Siri per vajzat italiane do ta pompozonte me te madhe ne Shqiperi. Gazeta Shqiptare dhe disa gazeta te tjera ne Tirane, e cilesuan Ilir Kullen si supermenin shqiptar ne Mesopotami. Atij i’u atribua nje histori fantastike tip 007, per çlirimin e pengjeve te Italise dhe inferioret e mediave te Tiranes e mirepriten kete lajm me buje dhe lavdi. Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Nano apo sulltani ortodoks siç e ka quajtur autori, kerkonte nje yçkle per te ndalur marshin e Berishizmit drejt fitores. Perendimi e kishte kuptuar se regjimi Nano ishte kthyer me kriminal sesa ai Somozes ne Nikaragua dhe diçka duhej bere kunder tij. Yçkla me e mire me te cilen Nano mendoi te varte fatet e mbijeteses se tij, ishte goditja e oponentit te tij, Berisha me karten e islamizmit qe kishte fituar edhe vite me pare. Por meqe ne Shqiperi, Berisha shfaqej me katolik sesa Papa dhe kjo puna e Partise Islamike nuk po shkonte si duhej, pasi Berisha as nuk i kishte futur ata ne takim, dhe per me teper Nano i kishte mbyllur organizatat arabe qe ne fillimet e tij, bastioni i fundit ku Fatos Nano mund ta tregonte veten si hero te ortodoksise ishte Komuniteti Mysliman i Shqiperise. Plaku, Selim Muça te cilin e kishte emeruar vete si kryetar te KMSH-se, zbatonte çdo urdher qe vinte nga sarajet e despotit ortodoks.... 167. E Premte, 30 Shtator 2005 Gazeta 55 Ligjet e Sulltanit ne gjykatat shqiptare. Kulture nga At Zef Pllumi,f:19. Gjate pushtimit turk u zbatue ligji osman i bazuem ne ligjet Kuranike. Simbas atyne ligjeve Kisha Katolike dhe te gjitha institucionet e institutet e saj nuk kishin te drejten e pronesise, ose nuk i njifej atyne e drejta e "personit juridik". Per rrjedhim duhej qe çdo prone e Kishes Katolike te figuronte nen emnin e nji personi civil i cili duhej te bante "testament" trashigimine e tij, perndryshe u kalohej trashigimtarve legjitime sic ishin femijet o nipat e tij. Kur u formue Shteti Shqiptar, ne Kongresin e Lushnjes, u formue edhe parlamenti i pare i Shqipnis, jo me zgjedhje, por tue thirre kryesisht "veteranet e kombit", derisa te baheshin te parat zgjedhje elektorale me vota te popullsise, asokohe analfabete. Ne mbledhjen e pare te baballarve te Kombit ishte edhe Faik bej Konica, njeriu shqiptar, i njoftun prej gjithkuej si prookcidental (perendimor). Ne seancen e pare te baballarve te kombit, dikush propozoi qe Shqipnia te deklarohej "Republika Islamike e Shqipnis". Mbas tij e muer fjalen Faiku. Zotni, tha me ma te madhen ironi: Zotni une simbas deshires se Z. ...propozoj qe emni zyrtar i Shqiperise duhet “Arrnautistan”. Dhe qe atehere Faik Konica nuk muer kurr ma pjese nder mbledhjet e baballareve te kombit, te cilet me shumice ishin pro-turq. Qe ne seancen e pare te baballareve te kombit u pane kjarte dy rryma te kunderta. Ajo islamike e kryesueme nga Eshref Frasheri dhe ajo europiane e kryesueme nga Luigj Gurakuqi- Fishta. Flitej per kodin. Eshref Frasheri propozonte ligjin turk te “Sheriatit”, ndersa Gurakuqi-Fishta mendonin per nje kod special shqiptar, i bazuem mbi ndergjegjen shqiptare. Si kunderveprim Z. Eshref Frasheri propozoi “kodin Napoleonik”, ose ate te revolucionit francez, teper anti-katolik. Me ane te mekanizmit te votes, i cili asht inkoshient dhe i papergjigjshem, u vendos kodi Napoleonik, i cili ishte teper i afert me ligjet e sulltanit persa i perket drejtesise shoqnore e sidomos te drejtes se Kishes Katolike. Si rrjedhim klika masonike turko-shqiptare me ane te mekanizmit vuni per baze kodin Napoleonik. Keshtu gjate viteve te pamvaresise kisha katolike nuk kishte asnji te drejte pronesie. Kjo gjenje gjithnji sot, ne drejtesine shqiptare. Kisha Katolike nuk ka kurrnji te drejte prone e aq ma pak institucionet e saj, Urdhnat rregulltare Françeskanet e Jezuitet etj. Po marrim nje shembull praktik te sotshem. Provincialati Franceskan kerkon pronesine e veprave te At Gjergj Fishtes dhe hedh ne gjyq z. Frano Kulli dhe bashkepunetoret e tij. Mbas shume seancave gjyqsore Provincia Françeskane shqiptare del luge e lame sepse nuk paska asnje te drejte civile, sepse nuk njifet prej shtetit shqiptar si “person juridik”, ose “ent juridik”. Keshtu se paku thote juristi I talentuem Fatmir Braka si edhe prokurori i Gjykates se Lezhes Edmond Laloshi. O zotni te nderuem te gjykatave shqiptare, a doni pare qe te vendosni drejtesine?.. Na nuk ua japim ato sepse mendojme se u paguen Shteti shqiptar per me vendose drejtesine. Vetem nji pyetje due me u ba. Si asht e mundun qe te drejten e autorit e paska Dr. Vinçenc Golletti e Frano Kulli me shoke e nuk e paska Fra Ndue Gashi Minister Provincial i Françeskaneve shqiptar? .. E pra, asht e vertete se na françeskanet nuk kemi te drejte me ba testamente, por nder botimet e Fishtes si edhe ne Lahuten e Malcise asht shkrue se e drejta e autorit i takon vetem Provincialit Françeskan te Shqipnis I cili sot perfaqesohet nga Fra Ndue Gashi. O “Zotni te gjykatave te drejtesise shqiptare kur do te me pergjigjeni?... 168. E Marte, 4 Tetor 2005 Gazeta Dita Eshte koha e faljes se mekateve. Speciale nga Manjola Bregasi. F:16. Ne kete shkrim gazetarja Bregasi merr ne interviste pergjegjesin kulturor ne Komunitetin Mysliman Shqiptar, Dorian Demetja, i cili tregon traditen e Ramazanit dhe vlerat e tij per besimtaret. Ne mes te faqes eshte nje shkrim i shkurter ku shkruhet se Ramazani e gjen ne krize KMSH-ne, ende nuk eshte vendosur mbledhja per zgjedhjen e nenkryetarit, pas doreheqjes se nenkryetarit te meparshem. Qe te zgjidhet nje zevendes i ri per Kryetarin e Komunitetit Mysliman, duhet te mblidhet Kryesia dhe te behen propozimet nga Keshilli i Myftinise, per te kaluar me pas per miratim ne Keshillin e Pergjithshem. Ne faqen 17 te kesaj gazete eshte nje shkrim me titull: “ Myslimanet, me syte nga qielli”, shkrim ne te cilin tregon se si besimtaret dhe shkencetaret kerkojne henen e re, e cila nese shihet, atehere eshte koha per te filluar muajin e Ramazanit. 169. E marte, 4 Tetor 2005 Gazeta Korrieri Tirane, veteflijohet “Deshmitarja e Jehovait”. Aktualitet nga Sokol Çobo. F:14. Violeta Aga, nga Vaqarri, nene e nje femije, eshte gjetur e mbytur ne afersi te Ures se Farkes, pak metra larg rruges kombetare Tirane-Elbasan. Ishte larguar tri dite me pare nga shtepia. Dyshimet jane per vetembytje. Ne fillim te ketij viti, ajo kishte tentuar te vetevritej me nje thike, por shpetoi fale nderhyrjes se shpejte te mjekeve. Ne kete tentative te pare, hetuesit kishin gjetur ne afersi te vendit disa fletushka te “Deshmitareve te Jehovait”, qe u sekuestruan prej tyre. Nga keto te dhena, eksperte kriminalistike dyshojne se nje nga motivet e vetevrasjes se 28-vjeçares mund te jete edhe frekuentimi i sektit fetar “Deshmitaret e Jehovait”. 170. E Marte, 4 Tetor 2005 Gazeta Tirana Observer Terrorizmi islamik ne histori e politike. Analize nga Fatos Tarifa. F:9. (Pjesa e pare) Ngjarjet tragjike te 11 shtatorit 2001, te cilat u pasuan nga lufta kunder Talibanit ne Afganistan dhe rrezimi i regjimit te Sadam Huseinit ne Irak, si dhe kriza politike qe vazhdon ne Lindjen e Mesme, veçanerisht me çeshtjen palestineze, kane krijuar mjaft konfuzion ne perdorimin e termave dhe koncepteve te tille si: “Islam”, “islamizem”, “terrorizem islamik” e me rradhe. Keto rrethana e bejne edhe me te nevojshem nje shqyrtim kritik te ketyre koncepteve dhe te fenomeneve qe perfaqesojne ato ne veshtrim historik, teorik dhe politik. Konfuzioni mjaft i perhapur qe ekziston ne kuptimin dhe perdorimin e termave te tille mund te çoje ne analiza teorike te gabuara, por me shume akoma, ne praktika politike qe mund te kene konsekuenca shume negative, madje edhe katastrofike ne te ardhmen. Ne kete artikull autori do te perpiqet te shpjegoje dhe te kontekstualizoj fenomenin e terrorizmit islamik, duke u perpjekur te sqaroj kushtet historike te lindjes se tij dhe faktoret politike lokale, rajonale dhe nderkombetare, qe sipas autorit kane ushqyer terrorizmin islamik, kane modifikuar format e shprehjes se tij dhe e kane bere ate nje fenomen kaq virulent e te rrezikshem ne ditet tona. Me poshte autori vazhdon te thote se “Terrorizmi islamik” eshte nje derivat i drejtperdrejte i “islamizmit”. Konceptet “islamik” dhe “islamizem” nuk jane e njejta gje. Termi i pare i referohet nje feje dhe nje kulture qe ka ekzistuar per me shume se nje milenium, ndersa “islamizmi” eshte nje fenomen politik dhe fetar i lidhur me ngjarje te medha te shekullit te 20-te. Islamizmi eshte militant ne kuptimin se ai perdor dhe justifikon perdorimin e te gjitha mjeteve te mundshme, perfshire edhe dhunen e armatosur. Islamizmi eshte anti-progresist dhe anti-demokratik pasi e konsideron modernitetin si nje komplot kunder integritetit te Islamit. Vizioni filozofik i Islamizmit eshte holistik pasi ai bazohet ne pandashmerine absolute te trinitetit “Din”, “Dunja” dhe “Deule”, qe jane feja , menyra e jeteses dhe shteti. Kjo pandashmeni, ne vizionin islamik, eshte e perhershme dhe e perjetshme. Qellimi me i larte i saj eshte realizimi i ketij triniteti ne shkalle globale. Ky qellim justifikohet ne mesazhin e Muhamedit si profet i Islamit. Me tej autori hidhet tek Kalifati arab dhe lavdia kulturore e tij, duke theksuar se feja Islame eshte jo vetem me e reja dhe ne shume pikepamje me pak e komplikuar se fete e tjera te medha monoteiste, por edhe feja qe ka njohur zhvillimin me te shpejte dhe perhapjen me te gjere nder te gjitha fete e medha boterore.... 171. E Merkure, 5 Tetor 2005 Gazeta Tirana Observer Terrorizmi islamik ne kontekst historik dhe politik, rajonal dhe nderkombetar. Analize nga Fatos Tarifa. F:9. (Pjesa e dyte) Ne kete pjese autori tregon per krijimin dhe renien e Perandorise Otomane e cila u perça dhe zhvillimi i metejshem historik i saj mori drejtime te ndryshme si: nje drejtim liberal dhe demokratik, nje drejtim autoritarist dhe nje drejtim islamik radikal. Me 1258 Bagdati pushoi perfundimisht se qeni metropol i qyteterimit arab pas sulmeve te Khanit mongol Hulaku, hordhite e te cilit dogjen brutalisht bibliotekat, shkollat dhe monumentet e tij. Nderkohe, nje fuqi e madhe muslimane po formohej ne veri; kjo ishte Perandoria Otomane. Origjina e kesaj perandorie nis me liderin turk te shekullit te 14-te Osman Bej, i cili me pushtimin e Burses, nje qytet kristian bizantin, perfundimisht i dha fund tradites nomadete paraardhesve te tij dhe krijoi bazat e asaj qe do te behej me vone dinastia muslimane më jetegjate ne histori. Ne shekujt e 17-te dhe 18-te kjo perandori ishte nje nder fuqite me te medha te kohes. Sundimi Otoman vazhdoi deri me 1923, kur ne fuqi erdhi Qemal Ataturku. Pas kesaj, Stambolli humbi fuqine dhe rendesine e vet si nje qender unike e fese Islame. Drejtimi liberal: Ky drejtim pro-perendimor ne boten arabe dhe ne vende te tjera muslimane, perfaqesohej nga segmentet me te arsimuar te popullsise qe vinin nga latifondistete medhenj, punonjesit e sherbimeve publike, profesoret e universiteteve, shkrimtare dhe intelektuale. Ai kishte filluar te kristalizohej qysh ne fund te shekullit te 18-te.Permes kolonizatoreve apo protektoreve te tyre europiane elitat e arsimuara dhe shtresa e tregtareve ne keta vende kishin adoptuar jo vetem bazat e legjislacionit europian, parimet e tregut te lire dhe disa inovacione teknike e teknologjike, por edhe orientime te caktuara te zhvillimit filozofik, letrar dhe artistik. Ishte e veshtire ne fakt t’i rezistoje progresit ekonomik, teknik dhe politikte Europes, edhe sikur ndikimi i tyre ne boten muslimane te mbetej i kufizuar vetem ne nje perqindje shume te vogel te popullsise. Me zgjerimin e prodhimit industrial ne Europe dhe te tregjeve te shitjes per mallrat europiane, vendet e botes muslimane u perfshine ne sistemin e ekonomise boterore.... Drejtimi autoritarist: Ky drejtim ka mbijetuar me shume se çdo tendence tjeter politike ne boten muslimane. Duke qene jodemokrate, aderuesit e tij nga njera ane kane predikuar idene se progresi i vendeve te tyre do te varej nga akumulimi i fuqise ushtarake, nga ana tjeter ata jane treguar vazhdimisht te ashper ndaj kundershtareve te tyre reformatore dhe forcave te verteta demokratike. Sidoqofte, per te siguruar qendrimin e tyre ne pushtet, elitat politike autoritariste vazhdimisht kane kerkuar mbeshtetjen e Perendimit dhe ne shumicen e rasteve, hapur apo terthorazi, e kane siguruar ate. Karakteristike e elitave politike autoritariste ne shoqerite muslimane ka qene dhe eshte sekularizmi i tyre, te cili e kane kundershtuar dhe luftuar me vendosmeri forcat muslimane tradicionale dhe radikale. Nder lideret muslimane autoritare me te njohur kane qene Qemal Ataturku ne Turqi, Shahu Muhamed Reza ne Iran dhe Gal Abdel-Naser ne Egjypt, i cili me vone u ktheu shpinen ShBA-se dhe perendimit duke u lidhur me Bashkimin Sovjetik. Pasardhesit e tij Anvar El-Sadat dhe Husni Mubarak, te njohur gjithashtu per autoritarizmin e tyre, e kthyen perseri fytyren nga perendimi. Nder lideret autoritariste mund te permenden ish Presidenti Huari Bumedien i Algjerise, ish Mbretin Hasan II i Marokut, Muamar Kadafi i Libise dhe gjenerali Zain al-Abidin ne Tunizi, po ashtu edhe partia Ba’th i perket kesaj tendence autoritariste, e cila u rrezua nga pushteti ne Irak ne prill 2003, pas nderhyrjes se SHBA-se dhe “Koalicionit te Vullnetit”, por ajo vazhdon te jete ne fuqi ne Siri.... Drejtimi islamik radikal: Fillimisht Islamizmi si nje tendence apo levizje politike ne boten muslimane u shfaq ne Egjypt me 1928 dhe me vone u shtri edhe ne vende te tjera muslimane ne forma, interpretime dhe manifestime te ndryshme. Islamizmi eshte zhvilluar dhe perhapur gjithnje e me shume ne shtresat urbane te varfera apo te mesme te popullsise, ne te cilat zakonisht bejne pjese mesuesit, punonjes te ulet te sherbimit publik, punetore, oficere te rinj dhe tregtare te vegjel. Islamiket apo muslimanet radikale, mbajne nje qendrim krejt te ndryshem ndaj liberaleve dhe elitave muslimane autoritariste. Ata i konsiderojne te paret si te dyshimte dhe te rrezikshem ndersa te dytet si te diktuar nga fuqite perendimore dhe ne sherbim te tyre. Per islamiket, perendimi perfaqeson nje bllok te vetem, brenda te cilit nuk ekzistojne kurrfare dallimesh. Per ta, vendimet politike te perendimit ndaj vendeve muslimane, jane rezultat i drejtperdrejte i themeleve filozofike dhe teorike mbi te cilat eshte ngritur qyteterimi perndimor. Per t’i kundershtuar dhe luftuar me sukses politikat imperialiste te perendimit, sipas islamikeve radikale, duhen te kundershtohen dhe luftohen vete bazat filozofike dhe teoria politike e ketij qyteterimi. Ky ka qene dhe mbetet diktumi i te gjithe predikuesve dhe praktikuesve te islamizmit radikal, qe nga Hasan el-Bena, Meududi, Hasan al-Turabi, Ajatullah Khumeini e dei te Usama Bin Laden.... 172. E Enjte, 6 Tetor 2005 Gazeta Tirana Observer Terrorizmi islamik ne kontekst historik dhe politik, rajonal dhe nderkombetar. Analize nga Fatos Tarifa. F:9. (Pjesa e trete) Ne kete shkrim autori flet per tre stadet e terrorizmit islamik. Forma me ekstreme e fundamentalizmit islamik ka sherbyer si ideologjia e nje vargu organizatash politike ekstremiste dhe e nje levizjeje terroriste, e cila ka ardhur duke u zgjeruar dhe intensifikuar veprimtarine e saj, veçanerisht ne keta 10-15 vitet e fundit. Sidoqofte, fundamentalizmi islamik dhe terrorizmi si derivat politik i tij jane zhvilluar ne disa periudha, te cilat kane pasur dhe kane veçorite e veta te dallueshme. Etapa e pare: Kjo etape e perhapjes se terrorizmit islamik ka vazhduar per rreth gjysem shekulli, duke filluar ne vitet 1930-te deri ne fund te viteve 1970-te. Organizatat ekstremiste me te njohura dhe me aktive ne periudhen e pare te zhvillimit te islamizmit radikal kane qene Ikhuan el-Muslimin ne Egjypt dhe Fadayian el-Islam (krijuar ne Iran me 1941-1942). Keto dy organizata kishin tipare te perbashketa por kishin edhe dallime midis tyre. Ikhuan ishte nje organizate sunite, ndersa Fadayian ishte organizate shiite. Sidoqofte, krahasuar me qellimet e tyre themelore ky ishte nje dallim jo esencial. Vrasjet politike u bene nje metode e perhapur per dobesimin dhe rrezimin e regjimeve politike, te cilet organizatat islamike ekstremiste i konsideronin te korruptuar apo vegla ne sherbim te fuqive perendimore. Me 1948 terroristet islamike vrane kryeministrin e Egjyptit, Nuqras Pasha dhe me 1981 presidentin egjyptian Anuer el-Sadat. Me 1949, 1951 dhe 1965, perkatesisht, tre kryeministra te Iranit (Hossein Hajir, Haj Ali Razmara dhe Hassan Mansour) pesuan te njejtin fat. Duhet theksuar se veprimet terroriste te kesaj periudhe ne Lindjen e Mesme, nuk ishin akte vetevrasjeje.Terrorizmi vetvrases i perket nje stadi te mevonshem. Etapa e dyte: Filloi me revolucionin islamik ne Iran me 1979. Kjo ishte hera e pare ne shekullin e 20-te qe islamiket radikale moren pushtetin ne nje vend musliman. Ky revolucion i frymezuar nga idete dhe udheheqja karizmatike e Ajatullah Khumeinit dhe i drejtuar nga mullahet e Iranit ka qene perpjekja me efektive e levizjes islamike radikale. Si e tille kjo ngjarje ka pasur nje ndikim shume te madh ne boten arabe. Ajo u pasua nga nje varg zhvillimesh te rendesishme: lufta e pergjakshme midis Iranit dhe Irakut, pushtimi sovjetik i Afganistanit dhe pushtimi i Kuvajtit nga Iraku. Ne fazen e dyte terrorizmi islamik i ndryshoi natyren dhe metodat e tij. Praktikat e meparshme te seleksionimit te viktimave politike duke evituar vrasjet ne radhet e popullsise civile u nderprene me 1979 nga revolucioni islamik ne Iran. Per te krijuar kaos ne kete vend dhe per te destabilizuar regjimin e Shahut, terroristet islamike i vune zjarrin kinemase Rex ne Abadan, krim nga i cili gjeten vdekjen rreth 400 vete. Kjo ngjarje shenon fillimin e nje taktike te re ne veprimtarine e terrorizmit islamik: vrasjen e civileve te pafajshem dhe te ushtarakeve. Pasojat e terrorizmit islamik filluan te ndjehen ne menyre tragjike, jo vetem ne rajonin e Lindjen se Mesme por edhe ne shkalle boterore: ne Liban, Paris, Nju Jork, Uashington, Bali, Moske, Rijad, Madrid, Londer, Kajro. Nje tipar i ri i terrorizmit islamik u be pengmarrja dhe arrestimi i pengjeve te huaja. Etapa e trete: Kjo etape karakterizohet nga terrorizmi vetvrases. Deri aty nga mesi i viteve 1980-te praktika e terroristeve islamike ishte e tille qe ndersa kryenin akte terroriste ata nuk rrezikonin jeten e tyre. Sulmi i pare vetvrases ka ndodhur ne Bejrut me 1983 nga organizata terroriste Hezbullah e Libanit, kur kamione te ngarkuar me lende eksplozive goditen kazermat e ushtareve amerikane, angleze dhe franceze duke vrare qindra ushtare dhe oficere perendimore. Ne vendet e Lindjes se Mesme u krijuan nje numer i madh grupesh dhe organizatash terroriste islamike te sektit Shiit por edhe te atij Sunit, por gjate viteve 1980-te terrorizmi islamikne radhet e shiiteve radikale ishte dominues. 173. E Premte , 7 Tetor 2005 Gazeta Tirana Observer Terrorizmi islamik ne kontekst historik dhe politik, rajonal dhe nderkombetar. Analize nga Fatos Tarifa. F:9. (Pjesa e katert) Ne kete shkrim autori flet per terrorizmin binladenist, keshtu e quan ai terrorizmin islamik te diteve tona. Ai thote se perveç revolucionit islamik ne Iran me 1979, sociologu Mozafari, ne nje studim botuar pak kohe me pare ne revisten “Society”, permend tri faktore te tjere, te cilet mund te ndihmojne ne shpjegimin e tipareve dhe proporcioneve te reja qe ka marre terrorizmi islamik ne ditet tona: (1)fitorja e muxhahidineve islamike ne Afganistan me 1989 kunder pushtimit nga Bashkimi Sovjetik, (2) vendosja e trupave ushtarake amerikane ne Arabine Saudite me 1991, (3) marreveshja e Oslos, e cila u zyrtarizua ne Uashington me 1993. Me 1998 , terrorizmi islamik, figure qendrore e te cilit tashme ishte bere Osama Bin Laden, pesoi nje transformim dramatik, i cili rezultoi ne bashkimin e disa organizatave dhe grupeve terroriste ne nje organizate te vetme, nen drejtimin e Bin Ladenit. Kjo organizate, e cila u quajt “Fronti Islamik Boteror”, u njoh me vone me emrin “Al-Kaida”. Ajo bashkoi ne nje te vetme kater organizata terroriste te njohura: “al-Xhihad” dhe “Ahmed Taha” ne Egjypt, “Xhama’a Al-Ulema” ne Pakistan dhe levizjen “Saeikh Mir Hamza” dhe “Fazul Rahman Xhihad” ne Bangladesh. Deklarata e perbashket (Fetva) e ketyre organizataveterroriste me 23 shkurt 1998, me te cilen ato zyrtarizuan njesimin e tyre me Al-Qaiden, i referohet gjeresisht Kuranit dhe thekson se muslimanet kudo qe ndodhen ne territoret e tyre, jane bere viktima te nje agresioni te eger nga Amerika dhe Izraeli. Ky dokument permend shprehimisht “pushtimin” nga SHBA-ja te territoreve muslimane ne vendet me te shenjta te gadishullit arabik, (kjo ishte shkak qe ai shpalli xhihad kunder Amerikes), vazhdimin e agresionit amerikan ndaj popullit iraken permes embargos se Kombeve te Bashkuara dhe synimin e Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar Izraelin duke zhvendosur vemendjen nga okupimi prej tij i Jeruzalemit dhe vrasjet e muslimaneve ne kete qytet. Me krijimin e Al-Kaides levizja terroriste u zgjerua dhe u radikalizua si asnjehere me pare. Per here te pare ne historine 1400 vjeçare te fese muslimane nje grup muslimanesh lejonin tani vrasjen e qytetareve (te krishtere dhe çifute) kudo ne bote. Vrasja e tyre konsiderohej tani jo vetem e legjitimuar, por edhe nje obligim moral per çdo musliman. Me tej autori permend sulmet terroriste te Al-Kaedes duke filluar nga viti 1998 me dy sulme te njekohshem kunder ambasadave amerikane ne Kenia dhe ne Tanzani e deri me 2005, me sulmin e fundit ne Sharm el-Sheikh, ne Londer. Ai e mbyll duke theksuar se lufta kunder terrorizmit islamik nuk eshte nje lufte midis Perendimit dhe Lindjes, midis kristianizmit dhe islamizmit. Per me teper, feja muslimane dhe Perendimi nuk kane qene dhe nuk jane ekskluzivisht perjashtues per njeri tjetrin, ashtu sikurse feja kristiane dhe Lindja nuk kane qene dhe nuk jane detyrimisht ne antagonizem me njera tjetren. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ai lind e zhvillohet si brenda kufijve nacionale te nje shteti te vetem ashtu edhe ne hapesira qe transcedentojne kufijte nacionale, duke perbere rrezik per te gjithe popujt dhe kombet e botes. Fundamentalizmi dhe terrorizmi nuk kane fe. Shpesh here, mediat perendimore krijojne pershtypjen se forma me ekstreme e religjiozitetit, e njohur si “fundamentalizem” eshte nje fenomen vetem islamik. Kjo nuk eshte e vertete. Fundamentalizmi mund te jete islamik, por ai mund te jete edhe kristian, konfucian, hinduist. Po keshtu, edhe terrorizmi si fenomen politik nuk eshte domosdo islamik. Ai mund te jete kristian, ortodoks, budist, ne rast se ushqehet nga koncepte ekstremiste dhe fondamentaliste. Terrorizmi ne fakt nuk ka as origjine, as frymezim, as permbajtje fetare. Fryma dhe metodat terroriste jane ne kundershtim me frymen paqesore te çdo feje, perfshire edhe fene muslimane. Terrorizmi nuk ka moral. Ai eshte kunder çdo vlere humane. 174. E Marte, 11 Tetor 2005 Gazeta Rimekembja Hene turke per qiejt e Evropes. Nga Olsi Jazexhi. F:7-8. Qarqet reaksionare evropiane, ne betejen per te mbajtur Turqine larg duket se kane arritur te bindin mbi 50% te evropianeve te deklarohen kunder. Edhe pse Turqia eshte nje shtet shekullarist, qe respekton te drejtat e feve te tjera me shume se Italia, Sllovenia dhe Greqia, islamofobia evropiane ngre lloj-lloj akuzash kunder vendit me te madh musliman te Evropes. Akuzat ndaj Turqise nisin qe me mitet e fabrikuara ne ditet e Abdulhamidit II, te flasin per te ashtuquajturin gjenocid armen, te trajtimi i kurdeve e deri te sherrnaja që dërgimi perpara gjyqit i autorit manipulator, Orhan Pamuk ka ngritur ne qarqet e BE-se. Por edhe pse me nderhyrjen agresive amerikane dhe britanike, Ankaraja mori driten e gjelbert disa dite me pare, asaj do i duhet te prese 10 deri 15 vite me shume ne dyert e Evropes, pas nje udhetimi te mundimshem 40 vjeçar. Nje nga arsyet pse evropianet kontinentale refuzojne bashkerisht hyrjen e Turqise ne BE lidhet me historite e gjata te konflikteve ndermjet Krishterizmit te Evropes Perendimore dhe Islamit ne Evropen Juglindore. Edhe pse Evropa e Krishtere ka kryer krime te paimagjinueshme kunder afrikaneve dhe popujve te Azise nga shekujt XV deri ne te XX-in, ata nuk kane arritur kurre qe te falin turqit per fitoret qe ata kane korrur ne Evrope ne keto 8 shekujt e fundit. Pasi pranuan Islamin me te cilin erdhen ne kontakt ndersa ishin ne Lindjen e Mesme, turqit, te frymezuar nga mesazhi i Muhamedit, permbushen profetesine islamike duke shkaterruar Perandorine Bizantine dhe çuar Islamin ne Kryeqytetin e saj, Kostandinopoje. Shnderrimi i Kostandinopojes ne Stamboll nga sulltan Mehmet Fatihu II do te shkaterronte njehere e pergjithmone dominimine kristianizmit ne Afrike dhe ne Azi, dhe rezikoje ekzistencen e tij ne Evropen Juglindore. 175. E Enjte , 13 Tetor 2005 Gazeta Korrieri “Sllatina, vetevrasje e deshtuar ne qeli per muajin e Ramazanit”. Aktualitet nga Flamur Vezaj. F:10. Ne kete shkrim flet Rajmonda Ismaili, bashkeshortja e te paraburgosurit te 302-shit, dy dite me pare preu damaret e njeres dore: “Ai agjeron edhe ne burg. Kur po merrte racionin e ushqimit te drekes per te ngrene iftarin, kerkoi nje tjeter racion per syfyr, por nuk i kane dhene. Ne gjaknxehtesi e siper, ka prere venat e gjakut me briskun e rrojes pa e ditur se ç’po bente ne te vertete”. Fale nderhyrjes se shpejte te shokeve te qelise se tij, ai ka mundur t’i shpetoje vdekjes. 176. E Premte , 14 Tetor 2005 Gazeta Korrieri Amerikanet, vizite ne Komunitetin Musliman. Aktualitet. F:7. Ky shkrim flet per viziten e nje delegacioni zyrtar amerikan ne Komunitetin Musliman Shqiptar. Detaje per takimin e djeshem apo bisedat ku jane perqendruar dy palet nuk jane dhene as nga drejtuesit e Bashkesise Islame. Vizita e ketij delegacioni pason botimin nga Departamenti Amerikan i Thesarit te nje dokumenti, disa muaj me pare, ne te cilin u perfshine edhe lidhjet mes Fondacionit Islamik “Al Haramain” dhe KMSH-se. Autoritetet amerikane u referohen ne nje pjese te konsiderueshme edhe mardhenieve midis krereve muslimane ne Tirane, perfshire vrasjen e Sali Tivarit, Sekretari i Pergjithshem i Komunitetit. Ne dokumentin e botuar ne Uashington, nder te tjera thuhet se “Sali Tivari”, nje zyrtar i larte i Komunitetit te Moderuar Mysliman Shqiptar, u vra ne janar te vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili eshte mbeshtetur nga Fondacioni “Al Haramain”, u mendua se kishte lidhje me vrasjen, por ai nuk u akuzua. Me pas ai u perjashtua (si i dyshuar) nga autoritetet shqiptare. Po dje, Shaban Salihi, imami i Xhamise se Et’hem Beut eshte zgjedhur edhe si Myftiu i Tiranes, pas doreheqjes se Bledar Myftarit nga kjo detyre, rreth tri jave me pare, si shenje reagimi ndaj problemeve te brendshme ne Bashkesise Islame. Kjo u pasua me tej me ate te kreut te Komitetit Shteteror te Kulteve, Ilir Kulla. 177. E Marte, 18 Tetor 2005 Gazeta Korrieri Myftiu i ri: Humbja e pronave, probleme ne Komunitetin Mysliman. Intervista nga Mirilda Tili, f:20. Ne kete shkrim intervistohet Myftiu i ri i Tiranes, i cili u emerua para disa ditesh. Sipas drejtuesve te Komunitetit, u be per arsye zevendesimite vendit bosh, te lene nga Bledar Myftari. Shaban Saliaj, ne kete interviste thekson se humbja e pronave te Bashkesise Muslimane, eshte dhe vatra e problemeve te ketij komuniteti. 178.E Marte, 25 Tetor 2005 Gazeta ‘’Korrieri’’ Xhamia, muslimanet’’frenojne’’ SHBA Bashkia Islame Shkoder hodhi poshte projektin 30 mije USD te Amerikaneve per restaurim te objektit te premtuar si kristian, ne kalane ‘’Rozafat’’. Ambasadorja Ris takohet me Myftiun dhe terhiqet. Argumenti i Myftinise:’’Ka qene Kishe eshte bere Xhami’’. Te gjitha detajet dhe deklaratat e Ambasades Amerikane. Duke pare keto hapa te disa individeve te cilete me qellim ose jo, kane qene te pa martuar ose deshirojne te shkaktojne konflikte midis komuniteteve fetare ne Shkoder ne u kemi kerkuar sqarime te me tejshme ne lidhje me kete restaurim duke krijuar nje grup pune te posacem dhe kemi vendosur qe ti kerkohet zhyrtarisht, Ambasades Amerikane ne tirane, Drejtorise se Monumenteve te kultures ne Tirane, Bashkesise se Shkodres, anullimin e ketij projekti. 179.E Marte 25 Tetor 2005 Gazeta’’Tirana Observer’’ Ambasadorja rejs shuan sherrin mes Muslimanee dhe Katolikeve Ne fakt ne kronikat e kohrave te ndryshme, por edhe ne guden e kalase Rozafa, njihet si Katedralja e shen Stefanit, objekti eshte ndertuar shume here dhe fillimisht ka qene faltore qe pas perhapjes se krishterimit eshte shenderruar ne katedrale. Nje nder rikonstruksionet e saj me te para i njohur rreth shekullit V pas Krishtit dhe me pase eshte rikonstruktuaredhe ne shekullin VII dhe IX. Ne shekullin e XV, te vepra rrefimi i shkodres i Marlin Barletit Katedralja e Shen Stefanit del si nje nga objektet me te rendesishme per te ilen luftuan shkodranet ne tri rrethe. Pas kesaj perjudhe, pas renjes se Shkodres ne nje dekret te Sulltanit kisha shenderrohet ne Xhami dhe si e tillle ka egzistuar per pese shekuj. 180. E Marte 25 Tetor 2005 Gazeta’’PANORAMA’’ Myftinia sjell urgjent ambasadoren USA, kontradita per emeresen e nje objekti fetar financuar nga amerikanet. Shkoder\Bajraktari: Ajo Kishe prej 500 vjetesh njihet si Xhami. Ris: do te reflektojme. Ka mberritur letra ne tirane nga Myftinia e Shkodres e cila eshe e shqetesuar per objektin qe i jane dhene 30 mije dolllare nga ana e ambasades USA. Nuk duhet eikuar si kisha e shen Stefanit por si Xhamia e sulltan Mehmetit. Debatet kane filluar sapo eshte marre lajmi . por ne insitutin e monumenteve eshte cilesuar denacion per kishen e Shen Stefanit. Kete detaj nuk i ka shpetuar Miftinise se Shkodres cila ka reaguar menjehere duke pare nje situate te tille ambadorja amerikane viziton myftinine . Myfinia e Shkodres tregon se ambasadorja ka kerkuar informacion per nje problem te tille. Si fillim eshte nderprere finanimi deri sa te sqarohet situata.
|
Kush jemi ne | Qëllimet e Forumit | Deklarata për shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail
Forumi Musliman
i Shqipërisë,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania,
Email:
info@forumimusliman.org